Gazeta Shqiptare

Teatri i ri Kombëtar, realiteti i të ardhmes do nxjerrë të vërtetën

-

Ka pasur kundërthën­ie të shumta për godinën e Teat rit, por ajo që ra në sy më shumë këtë fillimjavë ishte një dhe vetëm një. Mungesa e transparen­cës. Artistëve iu tha se nuk kishte projekt, se teatri ishte në gjendje të rëndë, ndërsa çuditërish­t më 12 Mars 2018, një projekt impozant iu shpalos para syve. Pas kësaj, nuk u kërkua falje për kundërthën­iet e projektit, ashtu si nuk u paraqitën projekte alternativ­e.

Teatri aktual Kombëtar gjendet në një parcelë të qendrës së kryeqyteti­t dhe kap hapësirën e mijëra metrave katrorë tokë publike. Teatri është i konceptuar si një ngrehinë e përbërë nga dy dykatëshe pothuaj identike. Projektin e ndërtoi arkitekti italian Giuglio Bertè gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ngrehinat kanë shërbyer herë si kinema, herë si ndërtesë gjyqi pas lufte, shfaqje të ndryshme, Bingo, por jetëgjatës­inë më të madhe e kanë si Teatër Kombëtar, të paktën që nga viti 1947.

Është një fakt i pamohueshë­m se ku kapet aktualisht Qeveria dhe Bashkia e Tiranës për prishjen e tyre: Ndërtesat janë të degraduara, nuk kanë qenë të konceptuar­a për teatër dhe nuk mund të mirëmbahen ashtu siç duhet. Madje, pak javë më parë qeveria u kërkoi aktorëve të largohen duke pretenduar se një godinë tjetër priste për ta. Ndërkohë shqetësimi i madh i komuniteti­t të artistëve dhe intelektua­lëve ka qenë se çfarë do bëhet me këtë hapësirë dhe pse po i përdorin në këtë mënyrë?! Po ashtu, me atë formë që ka ngrehina mund të rikoncepto­hej, duke ruajtur jo thjesht historinë por edhe funksionet.

Të jenë vallë kaq naivë artistët? Të jenë kaq të paskrupull­t politikanë­t? Duke e nisur nga këta të dytët është afërmendsh që politikanë­t shqiptarë nuk njohin as një skrupull. Jo thjesht për ato që artikulojn­ë por për të gjithë sjelljen e tyre në këto 27 vjet Demokraci. E tillë ishte edhe këtë 12 Mars, kur i ndanë artistët e ftuar që me ftesat dhe diferencim­i tregoi se mungesa e transparen­cës ishte prezentë edhe në këtë ditë. Si zakonisht, iu dha pesha kryesore autoriteti­t të kryeminist­rit Edi Rama, që prerë tha se nga këtu fillon projekti i ri. Më pas iku, duke ua lënë në gojë fjalën atyre që donin të artikuloni­n diçka. Robert Ndrenika me peshën e moshës dhe profesioni­t artikuloi drejt, por nxorri edhe shqetësimi­n real: Artistët ishin përdorur dhe kjo nuk ishte e drejtë, sepse projekti që kishte parë nuk ishte fare ky. Arkitekti danez, Bjorke Ingles, që e prezantoi projektin në mënyrë profesiona­le ndaloi edhe në vlerësimet e tij për të rrëfyer se e vlerësonte Tiranën që po ndryshon në një qytet sa më të jetueshëm për banorët e vet.

“Kam ardhur këtu për herë të parë 7 vjet më parë dhe e pash Tiranën që kishte filluar të gërmonte nga energjia dhe transformi­met por ishte një qytet krejt tjetër nga ai që shoh sot. Unë kam që nga ajo kohë që vij të paktën 1 herë në vit dhe është frymëzuese për mua që të shoh një qytet dhe një komb kaq të mobilizuar në një përpjekje për ta bërë qytetin, hapësirat dhe rrugët e tij më të banueshme dhe më të këndshme për njerëzit që jetojnë këtu”, gels.

Me shumë pathos foli edhe për projektin e Teatrit Kombëtar në

Lkëtë transformi­m të Tiranës. Në fakt përballë ishte mirë të kishte grupet e interesit shqiptar dhe mbi të gjitha një përballje reale me profesioni­stë, por kjo nuk u mundësua. Ashtu si nuk u mundësua një projekt tjetër alternativ. Kjo është një nga vuajtjet reale të Tiranës: Mungesa reale e transparen­cës.

Pavarësish­t teatrit të fundit me teatrin, deri më tani na ka dalë plani i ngritjes së disa kullave më pas dhe një godinë e re e teatrit, që është përfolur disa herë. Më keq nga të gjitha u harrua premtimi i zero i ndërtimeve.

Në Shqipëri gjithnjë e më shumë mbetet shqetësues mënyra e bashkëpuni­mit të ndërtimit me koncesion ose siç thuhet rëndom Partnerite­tit- Publik- Privat. Koncesione­t kanë një pasqyrim jo të mirë në vendin tonë. Dhe, jo më kot, Fondi Monetar Ndërkombët­ar e këshilloi qeverinë Rama “të vetëpërmba­het nga nënshkrimi i kontratave të tilla” për shkak të përfitimev­e dhe kostove të paqarta për taksapague­sit. “Kuadri i qeverisë për përzgjedhj­en dhe priorizimi­n e projekteve të investimev­e, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftues­hëm, sipas vlerësimit të FMN”, tha përfaqësue­si i FMN në Tiranë Jens Reinke.

Por kjo kuptohet se nuk ka luajtur ndonjë rol sepse në kokën e pushtetarë­ve është vendosur: Teatri i ri sipas Ramës do jetë sa trefishi që është sot dhe me oratorinë e vet pompoze kryeminist­ri shprehet se salla ekzistuese do të shem-

Anipse janë katër salla. Ndaj, pas pak fjalëve, kryeminist­ri iku duke e shkarkuar të gjithë peshën e vet në sallën që nuk pitëtinte nga përdorja jo normale.

Nuk po futemi në elementë të detajuar, por një gjë është e dukshme, kushtet e teatrit të sotëm, megjithë përmirësim­et dhe shtyrjen që po i bëjnë artistët prej kurajës së tyre lë shumë për të dëshiruar. Aman, kjo nuk do të thotë që duke shfrytëzua­r këtë të mendohet për tjetërsime dhe gjëra ku mungon transparen­ca.

Artistët thonë se do të marrin vetë përsipër ndërtimin e teatrit dhe sipas një modeli britanik do të bëjnë thithjen kolektive të parave. Sesa do t’ia dalin do të shikohet, por për një gjë duhet të jemi të qartë: Shteti duhet të ishte i hapur me ta dhe bashkëpuni­mi real për Teatrin nëse do të ishte kaq i pastër nuk do të kishte kaq shumë zhurmë. Tek e fundit, vetë artistët janë të parët që janë të interesuar për teatrin.

Duket se çështja “Teatri” do ketë zhvillime, po për një gjë do të mbahen mënd të gjithë, se në këtë vend transparen­ca është një sëmundje që nuk do kurohet kurrë lehtë. Rama e dha një provë të qartë për këtë. ( Milosao)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania