Gazeta Shqiptare

“Matja e Botës”

-

Ka zgjedhur një libër të këndshëm “Pegi” për t’u prezantuar në këto ditë. “Matja e Botës” është roman nga një letërsi e shkruar këndshëm, por edhe qartë. Daniel Kehlmann ka treguar brënda një strukture të qartë pikëvështr­imin e tij, por edhe shumë gjëra që lidhen me idenë e vet. Në fakt, libri të jep veç kënaqësive estetike dhe shumë kërshëri. Duhet thënë se është një nga krijimet më të mira të autorit, që ia vlen të përcillet për publikun tonë. Mbi të gjitha edhe për faktin se autori është një emër shumë i njohur në kohën tonë në letërsinë bashkëkoho­re. ... Romani ngjall emocione thellësish­t frymëzuese rreth përpjekjev­e të racionalit­etit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Informacio­n i përgjithsh­ëm rreth librit Në vitin 1828, Gausi, një matematika­n, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtar­ësh. Gausi nuk ka aspak dëshirë të marrë pjesë, nuk i pëlqen të udhëtojë, njerëzit nuk para i interesojn­ë; është tip i vetmuar, tejet kritik dhe gërnjar, por Humboldi është më kokëfortë dhe arrin ta bindë. Takimi midis dy prej mendjeve më të ndritura të Gjermanisë iluministe i jep autorit shkas për të rrëfyer jetët e tyre jashtëzako­nshme, që nga fëmijëria e deri në takimin e vitit 1828, duke përfshirë edhe përshkrimi­n lehtësisht të kup-

tueshëm të teorive që kanë themeluar gjeografin­ë dhe matematikë­n moderne. Autori e shoqëron lexuesin në udhëtimet e Humboldit mbi lundra të pabindura, në majat e maleve më të larta e në thellësitë e kratereve e shpellave më të fshehta. Lexuesi përhumbet në magjinë gjeniale të zbulimeve të Gausit, duke qeshur me manitë e tij, duke u pasionuar pas ideve dhe mënyrës se si e shihte botën ai, jetën dhe të ardhmen. Ky është portreti entuziast e i përkushtua­r i gjigantëve të shkencës dhe kulturës, të cilët zbresin nga piedestali dhe kthehen në personazhe­t zbavitëse të një komedie tejet të saktë nga pikëpamja historike. Kritika Stili paksa surreal i Kehlmann- it është një përzierje e komedisë, romancës dhe makabres, me dritëhije realizmi magjik, aq sa të duket sikur po lexon Borges- in në “Pyllin e Zi”.

- The Washington Post Book World Lexohet me një frymë; një vepër vërtet e thellësish­t zbavitëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania