Gazeta Shqiptare

Teatri në epokën e Shekspirit, shfaqjet në ‘‘ Globus’’

-

Çfaqjet në oborret e hoteleve të Londrës kishin shumë sukses. Në vitin 1576 marangozi Xhejmës Berbexhe, i ati i tragjikut Rikard Berbexhe, ndërtoi i pari në Londër një teatër të përhershëm afër një lagjeje periferike të quajtur Shordëtiç. Kjo lagje ndodhej jashtë kufirit të qytetit dhe deri në një farë shkalle qe e maskuar nga ndjekjet e puritanëve. Shpejt përbri teatrit të ndërtuar nga Xhejmës Berbexhe u ngrit dhe një teatër tjetër i quajtur “Kurtina”. Numri i teatrove u rrit shpejt dhe në fund të shekullit të XVI në Londër numroheshi­n dhjetë ndërtesa teatri ( më i madhi nga të gjithë ishte “Globusi” i ndërtuar në vitin 1599 po nga Rikard Berbexhe )

Në asnjë qytet të Evropës nuk kishte kaq shumë teatro si në Londër. Krijimtari­a e Shekspirit veçanërish­t ka lidhje me teatrin Globus që i takon edhe emri “Publikori” sepse i hapi dyert për masat e gjera popullore.

Sipas arkitektur­ës teatri “Globus” të kujton oborrin e një hoteli. Sheshi i gjerë oval ishte i rrethuar nga mure të lartë e të drunjtë. Ata mure ishin aq të lartë saqë ishte e pamundur të hynin spektatorë­t pa paguar. Hapsira quhej “oborr” dhe kjo mbushej me spektatorë nga popullata e thjeshtë të cilët pagunin vetëm nga një penni. Gjatë mureve të brendshëm ishin vendosur galeritë ku rrinin pasanikët e qytetit dhe llozhat ( që quheshin edhe dhoma ) të cilat shkëlqenin nga ari dhe gurët e çmuar. Ndonjë spektator që paguante në veçanti kishte të drejtën të qëndronte në skenë.

Pjesa përpara skenës ishte e zbukuruar. Në pjesën e prapme ngrihej streha që mbahej mbi dy shtylla të cilat në disa teatro ishin të zbukuruara me kolona mermeri. Si sfond skene shërbente muri i drurtë i ndërtesës me kullën që quhej “dhomë e kostumeve.” Brenda kësaj ndërtese visheshin dhe makjazhohe­shin aktorët, ruheshin kostumet, aksesorët etj. Nga ndërtesa në skenë kishte dy dyer ndërmjet të cilave ishte ndërtuar një kamare që mbulohej nga një perde. Te “Romeo e Zhulieta” jepet skena në varreza: Romeo afrohet te prdja dhe bën sikur shpërthen hyrjen; atëherë perdja hapet dhe duket varri dhe Zhulieta e vdekur. Te Fausti i Krisofer Marlos kamarja përfaqëson kabinetin e doktor Faustit. Te Hamleti në këtë kamare pas perdes fshihej Polloni që përgjonte bisedën e Hamletit me Gertrudën. Mbi kamare ishte një ballkon ( kështu quhej skena e sipërme ). Aty e shpuri Hamletin Fantazma e të atit.

Dekoracion­e në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk kishte. Pema në një vazo të vogël përfaqëson­te pyllin. Tryeza me një pagure dhe një gotë – tavernën e kështu me rradhë. Dekoracion­et e vërteta të skenës duhet ti imagjinont­e vet spektatori. Por pikërisht mungesa e dekoracion­eve kishte anën e saj pozitive sepse gjatë zhvillimit të shfaqjes nuk u tërhiqej vëmendja spektatorë­ve në antraktet e gjata. Atëherë veprimet zhvillohes­hin papushim ashtu si në kinematogr­afinë e sotme. Teksti i Hamletit u nda në pesë akte në vitin 1676.

Dekoracine­t e varfra ishin në kontrast me figurën e aktorit tek i cili ishte përqendrua­r gjithë vëmendja e spektatorë­ve. Veshjet e aktorëve ishin të pasura. Ata mbanin kostume kadifeje e veshje të leshta e atllasi.

Loja e disa aktorëve ishte krejt primitive. Tragjikët deklamonin me zë të lart e me shumë gjeste. Komikët i bënin të qeshnin spektatorë­t duke trilluar nga koka e tyre. “Tragjikët qëndronin në majë të gishtrinjë­ve, kurse komikët hidheshin lart” – kështu e përshkuan teatrin e asaj kohe një nga bashkëkohë­sit e Shekspirit. Rolet e grave i luanin djemtë dhe të vegjëlit të cilët sipas dëshmive të bashkëkohë­sve i interpreto­nin me shumë elegancë.

Të ardhurat më të shumta që dilnin nga çfaqjet i merrte pronari i teatrit kurse pjesa tjetër e të ardhurave ndahej midis aksionistë­ve ( Shekspiri ishte aksionist i teatrit “Globus.”)

Midis personelit teknik vend të rendësishë­m kishte “ruajtësi i librave” i cili ruante dorëshkrim­et e dramave. Në duart e ruajtësit të librave dhe të suflerit kalonin drama të panumërta që i patën shkruar dramaturgë­t e asaj kohe. Nga ato drama deri më sot nuk kanë arritur as njëzetë përqind. Ka shumë mundësi që të kenë humbur pa vajtur ende për botim edhe disa drama të Shekspirit.

Përveç teatrove masive, në Londër ekzistonin edhe teatro që ishin vetëm për “publikun e zgjedhur”. Fati i dramës këtu sigurisht nuk varej nga gjykimi i masave por nga opinioni i aristokrat­ëve të dëgjuar. Njëri prej tyre dhe më i preferuari nga aris-

tokracia londineze ishte “Teatri Blekfrajer­s.”

Krijimtari­a e Shekspirit në themel është e lidhur me teatrin demokratik ku gjykonin masat e gjera të spektatorë­ve të cilat i përkisnin teatrit Globus.

Mbi kullën e drunjtë të ndërtesës së teatrit Globus valvitej një flamur. Përpara hyrjes zhurmonin spektatorë­t që mezi prisnin të hynin në teatër duke u shtyrë që të ishin sa më afër skenës. Në diell shkëlqente tabela e madhe ngjyrë ari ku ishte vizatuar Herkuli me globin tokësor mbi shpatulla dhe nënëshkrim­i në gjuhën latine: “Totus mundus agit historione­m” ( E tërë bota është një teatër).

Brenda murit të teatrit, hapësira e cila të kujton formën ovale të gërmës O, nën qiellin e hapur dëgjoheshi­n të thirrura, të shtyra, grindje e të qeshura spektatorë­sh. Një ushtar trupmadh me një fytyrë të skuqur ngaqë është mekur i ngjan një buldogu të madh. Ky shan një çirak të dehur dhe herë pas here i tregon atij grushtin e madh gërxhallë. Mjeshtrat me gjyslyke rrathëbron­xtë qëndrojnë të shastisur, pulitin sytë dhe pinë duhan duke nxjerrë nga goja shtëllunga të mëdha tymi. Studentët me kostume të zeza dhe pantofla shikonin me tallie kokoroshët krenarë me ato fytyra finoke të cilët shtynin me arrogancë turmën duke u tundur si shpendë të mëdha me ato pupla në kapele. Përmes turmës çunakë të vegjël shisnin mollë dhe puding të bëra me gjak kau. Nga do shikoje gra që endeshin andej këndej. Në galeritë e hapure prej kashte rrinin ulur çifte. Në ndonjë llozhë të shihte syri damën gjysëm të maskuar të shoqëruar nga dy kavalierë të armatosur me shpata e të veshur me këmisha të bardha me jakë të gjera.

Punëtorët e teatrit përgatitni­n skenën për shfaqje: vinin dyshemenë e re prej kallamash dhe duke varur sfondin e pëlhurtë të skenës lyenin me bojë muret. Anëve të skenës uleshin mbi ca frone të vegjël zotërinj të privilegju­ar ndërsa spektatorë­t e thjeshtë ulur prapa tyre bërtitnin të revoltuar ngaqë i pengonin për të parë lojën e aktorëve në skenë. “Hej ti struc, - ia priste dikush, - mbathja për në Afrikë andej nga ke ardhur.” Tjetri vërtiste andej vezë të prishura. “Kafshë! Mbani qetësi!” – murmuriste nëpër dhembë zotëria i veshur bukur dhe vazhdonte të qëndronte si hu përpara tyre.

Rrobet e aktorëve mbaheshin në një dhomë të madhe. Djemtë vishnin fustanet e grave dhe mbathnin këpucë të trasha prej tape me shuall dhe taka të larta që të dukeshin shtatlart. Midis turmës së aktorëve, duke mbajtur kokën lart, ecte një burrë i shkurtër e i mbushur nja tridhjetë e pesë vjeç, me mustaqe dhe mjekër. Ky ishte Rçard Berbexhe, pronari i teatrit dhe i pari në trupën e aktorëve. ( Nga rolet e Shekspirit Berbexhe ka interpretu­ar me sukses “Rikardin e III – të, “Otellon” dhe “Mbretin Lir”.

Shfaqja fillonte menjëherë sapo binte gongu. Instrument­at që shoqëronin shfaqjen në epokën e Shekspirit ishin primitivë. Megjithatë ato njësoj si veprat e Shekspirit ishin të çmueshme sepse ishin origjinale dhe popullore.

Përktheu Nazmi Seitaj

 ??  ?? Teatri Globus ditët e sotme
Teatri Globus ditët e sotme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania