Gazeta Shqiptare

Rama: S'ka ndihmë ekonomike për ata që e refuzojnë punën e ofruar

Kryeminist­ri iu përgjigjet akuzave të opozitës: Ligji është i qartë "Trajnohuni dhe merrni 55 mijë lekë pagesë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se kush është i aftë për punë dhe e refuzon atë, nuk do të marrë ndihmë ekonomike. I pranishëm në një prej fabrikave të këpucëve në Kamëz, Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për ndihmën ekonomike. Punësim në vend të ndihmës ekonomike është objektivi i qartë i qeverisë për të ndihmuar të gjitha familjet në nevojë, përmes bashkëpuni­mit të biznesit me Shërbimin Kombëtar të Punësimit. Një shembull i mirë për këtë është fabrika e këpucëve "Euroasia Footwear" në Kamëz, e cila në një vit të aktiviteti­t të saj në Shqipëri ka punësuar nëpërmjet bashkëpuni­mit me zyrën e punës rreth 1 mijë punëtorë, një pjesë e mirë e të cilëve persona që trajtohesh­in me ndihmë ekonomike. Kryeminist­ri Edi Rama ishte sot në këtë fabrikë, ku e pranishme edhe ambasadorj­a e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu. "Deri tani jemi pothuajse 1000 punëtorë. Kemi një bashkëpuni­m shumë të ngushtë me zyrën e punës. Deri në fund të qershorit do na duhet të shtojmë edhe 250 punëtorë më shumë, duke qenë se ne kemi edhe një fabrikë tjetër në Valias", shprehet një tjetër përfaqësue­se e kompanisë. Kryeminist­ri Rama u shpreh se ndihma ekonomike nuk duhet parë më si një status i përhershëm, por duhet shfrytëzua­r çdo mundësi për të dalë nga varfëria përmes punës. "Ligji është shumë i qartë, në qoftë se ti ke një ofertë për punë dhe e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike. Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfrit dhe për sa kohë janë në pamundësi për t'u integruar, nuk është një status i përjetshëm varfërie e mjerimi, që e paralizon komplet familjen dhe u heq çdo perspektiv­ë prindërve dhe kryetarëve të familjes", u shpreh kryeminist­ri Rama. Për t'i

përgatitur punëkërkue­sit për tregun e punës, kryeminist­ri Rama i ftoi të përfitojnë nga një tjetër nismë të qeverisë, trajnimit kundrejt pagesës së të gjithë personave që pranojnë të punësohen me ndërmjetës­imin e zyrave të punës. "Ne kemi edhe skemën tani, që japim pagesë për trajnimet. Kush-

do që është i gatshëm që të trajnohet, atëherë ne japim 55 mijë lekë të vjetra në muaj mbështetje për trajnimin dhe nuk bëhet nëpërmjet kompanisë. Është një masë e re që e kemi vënë, që është faktikisht sa mesatarja e ndihmës ekonomike", u shpreh kryeminist­ri. "Kjo histori, - shtoi kryeminist­ri Rama, - "Ligji është shumë i qartë, në qoftë se ti ke një ofertë për punë dhe e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike. Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfrit", tha Rama.

nuk mund të vazhdojë pafund. Duhet ndarë kush është i aftë fizikisht për punë dhe kujt i ofrohet puna, duhet ta pranojë. Përndryshe, si do ta paguajnë të tjerët, me kontribute nga taksat, që të rrijë në shtëpi, i mpirë atje edhe që pak nga pak të bëhet psikologji­kisht i paaftë për të marrë përsipër punën".

 ??  ?? Nga takimi Rama - Tsipras
Nga takimi Rama - Tsipras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania