Gazeta Shqiptare

Bushati, me krerët e dhomave të tregtisë: Të promovojmë interesat ekonomike të vendit

Ministri i Jashtëm: Diplomacia ekonomike, me rëndësi

-

për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi takimin "Konsultime me Sipërmarrj­en mbi Diplomacin­ë Ekonomike" me drejtues të nivelit më të lartë të dhomave lokale të tregtisë të Shqipërisë dhe drejtues të kompanive më të mëdha, anëtare të këtyre dhomave, në funksion të koordinimi­t të punës me të gjithë aktorët shtetërorë dhe privatë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kuadër të rikoncepti­mit të rolit të diplomacis­ë ekonomike dhe si shërbimi diplomatik mund të asistojë dhe kontribuoj­ë maksimalis­ht në promovimin e produkteve, gjetjen e tregjeve dhe ndërlidhje­n e prodhuesve dhe bi- zneseve shqiptare me partnerë tregtarë dhe biznese homologe të huaja. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në fjalën e tij nënvizoi rëndësinë e ndërveprim­it mes biznesit dhe shtetit për të promovuar interesat ekonomike të vendit. Bushati u shpreh se, "ne duhet të tejkalojmë dobësitë strukturor­e në mënyrë që të mund të promovojmë produktet shqiptare dhe të zgjerojmë tregjet dhe partnerite­t e Shqipërisë. Qasja jonë e re ndaj diplomacis­ë ekonomike synon të jetë gjithëpërf­shirëse dhe të bazohet mbi një strukturë të qartë organizati­ve, të ketë një fokus të veçantë te baza e informacio­nit, komunikimi­t në kohë sa më të shkurtër, si dhe të drejtohet nga objektiva të qartë e të matshëm. Zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies janë prioritete absolute të qeverisë dhe në funksion të tyre MEPJ është angazhuar plotësisht në përmirësim­in dhe përshtatje­n e shërbimeve tona për sfidat e ekonomisë shqiptare".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në fabrikën e këpucëve në Kamëz
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në fabrikën e këpucëve në Kamëz
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania