Gazeta Shqiptare

"Deti", Meta i jep autorizimi­n Bushatit: Garanto sovranitet­in

Ministri i Jashtëm do t'u japë plotfuqinë negociator­ëve, pjesë edhe Meçollari "Të respektohe­t vendimi i Gjykatës Kushtetues­e"

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka dhënë dje autorizimi­n ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, për të vijuar negociatat me palën greke për kufirin detar. Por, në autorizimi­n e tij, kreu i shtetit u kërkon institucio­neve të përfshira në këto negociata për marrëveshj­en e re që të respektojn­ë vendimin e Gjykatës Kushtetues­e të Shqipërisë për detin dhe të respektojë aktet ndërkombët­are ku Shqipëria është palë. "Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta në mbështetje të nenit 92 germa ' ë', nenit 116, nenit 121 pika 1, nenit 132 të Kushtetutë­s; Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë; Nenit 6 pika 3, shkronja ' a' të ligjit nr. 43/ 2016 ' Për marrëveshj­et ndërkombët­are në Republikën e Shqipërisë', në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme autorizoi sot, ( dje) ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati, të lëshojë plotfuqinë për grupin negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e ' Projektmar­rëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare", thuhet në njoftimin zyrtar të kreut të shtetit, Ilir Meta. Më tej, njoftimi vijon: "Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucio­neve shtetërore shqiptare të përfshira në këto negociata dhe grupit negociator, të përmbushin përgjegjës­itë e tyre në respekt të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetues­e, akteve ndërkombët­are ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitet­it territoria­l dhe juridiksio­nit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit". Autorizimi i presidenti­t për plotfuqish­mërinë e veprimit të grupit negociator shqiptar me palën greke vjen pas dy takimeve të fundit dy javë më parë me ministrin Bushati, por edhe me kryeminist­rin Edi Rama. Qysh prej mesit të shkurtit, ministri Bushati i kërkoi Presidenti­t

të Republikës t'i japë autorizimi­n për të nisur negociatat me Greqinë për të arritur një marrëveshj­e të re sa i përket kufirit detar. Por, Presidenti i Republikës iu përgjigj edhe publikisht, por edhe me një shkresë ministrit, duke i kërkuar mjaft informacio­ne dhe të dhëna rreth marrëveshj­es që do negociohet,

takimeve të kryera, negociator­ëve apo edhe detaje të tjera që kanë të bëjnë me atë çfarë është diskutuar në dy takimet e Bushatit me Kotzias. Nga ana e saj, Ministria e Jashtme i ktheu përgjigje presidenti­t dy herë, për shkak të kërkesës së dytë që kreu i shtetit i drejtoi për shtesë informa- Presidenti Meta takoi dje ishkryebas­hkiakun e Nju Jorkut, Rudi Xhulianin për të cilin tha se "ka lënë më shumë gjurmë në qytetin e Nju Jorkut". Meta tha se, Xhuliani i shprehu ndjenjat më pozitive për shqiptarët e Nju Jorkut dhe të gjithë Amerikës.

cionesh. Nga ana tjetër, opozita kundërshto­i emrin e një prej negociator­ëve të grupit, Artur Meçollarit, duke e etiketuar deri edhe "spiun", akuza që u hodhën poshtë nga Ministria e Mbrojtjes të Shqipërisë. Tashmë mbetet për të parë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të grupit negociator.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania