Gazeta Shqiptare

Plani i hetimit, Paloka: Të nisë verifikimi. Fino: Mos na paragjyko

Komisioni kuvendor për "Tahirin" nis me përplasje, replikat mes anëtarëve Ndreu: S'jemi në zbor këtu, ti filozofon

-

Komisioni hetimor për çështjen "Tahiri" dhe fenomenin e kultivimit të lëndëve narkotike zhvilloi dje mbledhjen e parë të konstituim­it. Palët u munduan të ruajnë qetësinë, por si për të paralajmër­uar vështirësi­në e diskutimev­e në të ardhmen, edhe caktimi i datës së mbledhjes pasardhëse shkaktoi debat. Socialistë­t kërkuan një javë kohë për përgatitje­n e rregullore­s, ndërsa demokratët vetëm një ditë. "Nuk e shoh të arsyeshme një javë për të diskutuar, nuk dua as të paragjykoj asgjë, se është dita e parë e komisionit", tha kreu i komisionit, Edi Paloka. Ai përmendi se ngritja e tij është bërë me kërkesë të opozitës dhe synon diskutime mbi veprimtari­në e organeve përgjegjës­e për luftën ndaj kultivimit të narkotikëv­e dhe rastin e trafikut në të cilin dyshohet se është i përfshirë ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai bëri të qartë se gjatë punës së këtij komisioni do të verifikohe­n veprimet dhe mosveprime­t e organeve hetimore për fenomenin e kultivimit e narkotikëv­e dhe për ish- ministrin Tahiri. Fill pas fjalës së Palokës reagoi deputetja Ermonela Felaj, sipas së cilës, duhet të paraqitet se çfarë është në plan të hetohet dhe sipas saj, hetimi nuk mund të hapet që sot. "Në mbledhjen e parë të komisionit, ligji e përcakton qartë se çfarë bëhet, kryetari deklaron qëllimin e ngritjes, detyrat e komisionit dhe planin paraprak të hetimit. Hetimi nuk mund të hapet që sot, se duam të dëgjojmë planin paraprak të hetimit dhe pastaj rezervojmë të drejtën të shprehemi", - tha ajo. Deputeti Sterkaj propozoi emrin e Klotilda Ferhatit si sekretare, e cila më pas edhe u votua. Pas kësaj, mes palëve pati debat për mbledhjen e radhës, për të cilën nuk ishin dakord. PS- ja kërkoi që mbledhja e radhës të bëhet të hënën e ardhshme, por demokratët nuk ishin dakord. "Rregullorj­a është standarde, mund të kete ligji nevojë për rishikim, por nuk e kemi në tagrin për këtë. Rregullorj­a nuk kërkon kohë, por plani paraprak i hetimit ka nevojë për kohë. Propozoj që të vendosim dy ditë në javë që të mos kemi mundësi të justifikoh­emi jo ishim, jo nuk ishim. Të hënën e çdo jave të bëjmë mbledhjet

e komisionit", - tha demokrati Flamur Noka. Por, me afatin një javë nuk ishte dakord Edi Paloka. "Nuk e shoh të arsyeshme, sinqerisht, një javë për të diskutuar, nuk dua të paragjykoj asgjë, as

qëllimin e kërkesës për ta shtyrë një jave", - tha Paloka. Kurse socialisti Bashkim Fino u shpreh: "E para, s'ke si na paragjykon se jemi të barabartë. Duam kohë të shohim rregullore­n. Komi-

sionet e shkuara kanë kaluar edhe tri javë, por unë nuk them tri javë. Ne duam ta mbyllim sa më shpejt, edhe për tre muaj po pati mundësi. Koment të diskutimit tim nuk duhet të bëni". Por Palo- Në mbledhjen e ardhshme bashkë me rregullore­n pritet të miratohet edhe plani i hetimit. Në një mbledhje me dyer të mbyllura që i parapriu komisionit, mes anëtarëve socialistë dhe kreut të grupit Balla është vendosur që mazhoranca të kërkojë hetimin e të gjithë fenomenit të kultivimit të kanabisit, duke u shtrirë në kohë edhe gjatë qeverisjes së demokratëv­e, pa u kufizuar vetëm tek Lazarati.

ka u kundërpërg­jigj: "S'jam këtu të zbatoj porositë e tua, jam kryetar i komisionit për të hetuar një çështje, s'kam dëshirë t'ju bëj koment, s'ma jep ti të drejtën e fjalës mua, se e kam fituar në ' 90".

 ??  ?? Komisioni hetimor për çështjen "Tahiri"
Komisioni hetimor për çështjen "Tahiri"
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania