Gazeta Shqiptare

Basha: Narkoshtet­i i ka shtrirë krahët edhe në drejtësi

Kreu i PD zbardh emrat: Rrezik i jashtëzako­nshëm, nëse nuk vihen para drejtësisë "Hetim të plotë çdo zyrtari të akuzuar"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, hodhi dje akuza për drejtësi kolektive dhe paralajmër­oi se aksioni i opozitës është mosheshtja, kur drejtësia nuk është e barabartë, por godet në mënyrë selektive. Sipas Bashës, nuk do të ketë drejtësi nëse nuk shkon para drejtësisë Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Damian Gjiknuri etj. Kreu i PD- së pas mbledhjes së grupit parlamenta­r të PD- së, u kërkoi qytetarëve që t'i kërkojnë llogari drejtësisë. "Ne duam të dimë kur do të dalë Saimir Tahiri para drejtësisë, i kapur nga antimafia italiane si njeriu kyç në trafikun e drogës dhe njeriu më i afërt i Ramës. Ne duam të dimë se kur do të kapet kupola e policisë dhe të shpallurit në kërkim për drogë. Ne duam të dimë kur do të hetohet Vangjush Dako. Ne duam të dimë se kur do të dalë para drejtësisë Qazim Sejdini dhe banda ballkanike e drogës. Kur do të hetohet Damian Gjiknuri, që ka bërë pazare me banditët dhe ka blerë votat që nga Dibra e në zgjedhjet e fundit. Pa u hetuar këto raste të denoncuara me fakte flagrante, kjo do të thotë se drejtësia është e kapur dhe krimi është futur në drejtësinë. Drejtësi do të thotë kur të gjithë janë të barabartë para ligjit. Pse nuk u arrestua Elvis Roshi, për të njëjtat akuza?", deklaroi kreu i PD- së pas mbledhjes me grupin e deputetëve të PD- së. Për Bashën, këto janë çështje që nuk munden kurrsesi të harrohen, as të anashkaloh­en dhe as të mbulohen nga farsa apo skandale të tjera të vogla, por duhen zbardhur vënë para drejtësisë. Basha apeloi për hetim të plotë të të gjithë zyrtarëve që janë të akuzuar. Sipas tij, ai dhe PD duan të dinë se kur do të dalin përpara drejtësisë Tahiri, Qazim Sejdini dhe shumë zyrtarë të tjerë të denoncuar dhe akuzuar nga opozita. Sipas kreut të opozitës, nuk ka drejtësi pa u vënë të gjithë këta përpara drejtësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë. "Pa u vënë këtë njerëz para përgjegjës­isë, pa funksionua­r drejtësia në këto raste flagrante të denoncuara me

fakte nga opozita nuk ka drejtësi, por ka propagandë, ka farsë dhe kjo përbën një rrezik për vendin. Kjo do të thotë që narkoshtet­i i ka shtrirë dhe tentakulat e veta tek drejtësia, duke pamundësua­r drejtësinë e barabartë para ligjit për këdo, duke mbrojtur dhe fshehur përgjegjës­itë penale të njerëzve me pushtet dhe pushtetarë­ve të lidhur me krimin", u shpreh z. Basha. Ai kërkoi nga qytetarët në mbarë vendin që të kërkojnë llogari se çfarë po bën drejtësia me zyrtarët e korruptuar. "Ne kemi një mesazh për të gjithë qytetarët: Mos harroni, mos heshtni, kërkoni

llogari se çfarë po bën drejtësia për çështjet kapitale në vend! Këto janë çështje që ne s'mund t'i lëmë të harrohen, të anashkaloh­en dhe të mbulohen nga farsa dhe skandale të tjera të vogla, të cilat absolutish­t duhen zbardhur. Por një gjë të jetë e qartë, pa u vënë këta njerëz para

drejtësisë, pa funksionua­r drejtësia, ka vetëm propagandë dhe kjo përbën rrezik të jashtëzako­nshëm për vendin", u shpreh kreu i PD. Për masën e arrestit të kryebashki­akut të Lezhës, Fran Frrokaj, ai tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania