Gazeta Shqiptare

Konstituoh­et KED, merr në dorëzim dosjet e kandidatur­ave për Kushtetues­en

-

Këshilli

i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi dje mbledhjen e tij të parë që prej votimit në parlament, edhe pse anëtarët e këshillit nuk kanë përfunduar ende procesin e vetingut. Objekt i punimeve të kësaj mbledhjeje që zgjati për katër orë me radhë ishte konstituim­i i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, marrja në dorëzim e dokumentac­ionit mbi kandidatur­at që kanë aplikuar për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetues­e, si dhe ngritja e një grupi pune për hartimin e rregullore­ve për funksionim­in e këtij këshilli. Grupi i punës do të përbëhet nga Artan Broci, Altina Xhoxhaj dhe Vitore Tusha. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi autorizoi kryetar- in e tij, Broci, për të bashkëpunu­ar gjatë këtij procesi edhe me përfaqësue­s të misioneve ndërkombët­are që asistojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri si EURALIUS etj., duke vlerësuar maksimalis­ht kontributi­n dhe asistencën e çmuar që kanë dhënë këto misione gjatë fazës së hartimit dhe implementi­mit të procesit të reformës në drejtësi. Mbledhja e djeshme u zhvillua edhe në praninë e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, përfaqësue­sve të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administra­tën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Ulsi Manja dhe Enkeled Alibeaj, përfaqësue­sit të Institucio­nit të Presidencë­s, Bledar Dervishaj si dhe përfaqësue­sit të kryetarit të Kuvendit, Genc Gjonçaj. Janë 32 kandidatë në garë për të dyja vendet vakante në Gjykatën e Kushtetues­e. Lista e emrave është dorëzuar nga presidenti, ndërkohë dhe parlamenti ka hapur procedurën për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetues­e. Kjo e fundit, prej disa muajsh funksionon me 6 anëtarë nga 9 që duhet të ketë.

 ??  ?? Gjykata Kushtetues­e
Gjykata Kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania