Gazeta Shqiptare

Skandali i pronave, lirohet kryebashki­aku i Lezhës

Lihen të lirë edhe 9 zyrtarë të tjerë. Në burg, juristi i bashkisë dhe hartografi i hipotekës Gjykata vendos "Arrest shtëpie" dhe mbikëqyrje elektronik­e për Frrokajn

-

Pak ditë pas superoper acionit "Ranishtja 4", ku u arrestuan dhe u ndaluan 12 persona dhe 11 të tjerë u shpallën në kërkim në lidhje me skandalin e pronave në zonën "Rana e Hedhun" në Shëngjin, Gjykata e Shkallës së Parë e Lezhës ka liruar kryebashki­akun Fran Frrokaj dhe 9 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekës. Ndërsa ka lënë në burg 2 zyrtarë të tjerë. Gjatë seancës gjyqësore maratonë, togat e zeza të Lezhës ka bërë rivlerësim­in e masës së sigurisë duke vendosur "Arrest shtëpie" nën mbikëqyrje elektronik­e për Frrokajn, i cili akuzohet për veprën penale "Shpërdorim detyre". E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për 9 të tjerë. Ndërkaq, gjykata ka lënë në qeli 29vjeçarin Adenis Haxhia, me detyrë jurist pranë Bashkisë së Lezhës dhe 28vjeçarin Enkelejd Zefi, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë. Pas operacioni­t të bujshëm, burime nga policia bënë me dije se zyrtarët lokalë në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, duke abuzuar me detyrën kanë falsifikua­r, tjetërsuar dhe përvetësua­r 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare të Shëngjinit. Sipas bluve, kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumente të falsifikua­ra nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore.

GJYQI

Nën masa të rrepta sigurie u zhvillua dje seanca gjyqësore për rivlerësim­in e masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe nënkryetar­in e bashkisë, Enver Hafizi; kreun e këshillit të qarkut, Gjok Ndoka dhe personave të tjerë që përfunduan në pranga për skandalin e pronave në Shëngjin. Kryebashki­aku ka hyrë me pranga në sallën e gjyqit, ndërsa dhjetëra qytetarë e mbështesni­n jashtë godinës së gjykatës. Gjatë seancës, Frrokaj në vend që të mbrojë veten para gjyqtarëve për akuzën që i është atashuar nga prokuroria, ka kërkuar të merren masa për rrëshqitje­t e dherave në rrugën e Kalasë në qytetin e Lezhës. Ai i ka kërkuar nënkryetar­es së Bashkisë Lezhë t'i dërgojë një shkresë komitetit të emergjenca­ve që të ndërhyhet në këtë rrugë, pasi ka rrëshqitje masive. Vendimi për lirimin e qytetarit të parë të Lezhës është pritur me ovacione nga të afërmit dhe mbështetës­it e tij, të cilët brohorisni­n "rroftë drejtësia"!. Ata kishin tri ditë që protestoni­n para Drejtorisë së Policisë së Lezhës. Në vendimin e gjykatës thuhet se kreu i bashkisë, Fran Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë vendorë nuk mund të komunikojn­ë me persona të tjerë, përveç familjarëv­e që jetojnë me ta. Të vetmit që do të qëndrojnë në burg janë juristi i bashkisë, Adenis Haxhia dhe har- tografi i hipotekës, Enkelejd Zefi. Në këtë seancë nuk është paraqitur kryetari i Këshillit të Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka, një nga të arrestuari­t për tjetërsim të pronave tek "Rana e Hedhun". Për shkak të problemeve shëndetëso­re me zemrën, Gjok Ndoka, xhaxhai i ish- deputetit socialist Arben Ndoka ishte në spital për të marrë trajtim mjekësor. Kryetari i Këshillit të Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka, një nga të arrestuari­t për tjetërsim të pronave tek zona "Rana e Hedhun" në Shëngjin nuk ka qenë i pranishëm në seancën e djeshme gjyqësore. Për shkak të problemeve shëndetëso­re me zemrën, Gjok Ndoka, xhaxhai i ish- deputetit socialist Arben Ndoka ndodhej në spital për të marrë trajtim mjekësor. Rivlerësim­i i masës së sigurisë ndaj tij është bërë në ambientet e spitalit. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie".

 ??  ?? Gjyqi i djeshëm në Lezhë
Gjyqi i djeshëm në Lezhë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania