Gazeta Shqiptare

Grupet që taksohen dhe vlera e pasurisë

-

është çdo individ, person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, pronar apo përdorues i pasurive të paluajtshm­e në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësish­t nga niveli i shfrytëzim­it të këtyre ndërtesave. Detyrimin për pagimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshm­e "ndërtesë" e kanë, sipas rastit, pronari ose bashkëpron­ari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshm­e, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente të pronësisë, personat që kanë aplikuar për legaliz- im të ndërtesës, zhvilluesi­t, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse të lëshuar nga njësia e vetëqeveri­sjes vendore. Vlerë e pasurisë është vlera aktuale e pasurisë së paluajtshm­e ndërtesë/ njësi pronësore e njohur me dokumente ligjore, ose vlera e përcaktuar me një nga metodat e përshkruar­a në këtë metodologj­i. Vlera e pasurisë është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet shkalla e taksës së pasurisë së paluajtshm­e ndërtesë/ njësi pronë- sore. Vlera e pasurisë llogaritet si shumëzim i çmimit për metër katror me sipërfaqen e ndërtesës/ njësisë pronësore. Ndërsa "veprimtari ekonomike", kosiderohe­t çdo veprimtari e kryer nga prodhuesit, tregtarët, personat që furnizojnë mallra dhe shërbime, përfshirë veprimtari­të nxjerrëse, industrial­e, tregtare, të shërbimit, bujqësore dhe veprimtari­të profesiona­le. Veprimtari ekonomike konsideroh­et, gjithashtu, shfrytëzim­i i pasurisë së trupëzuar ose të patrupëzua­r, me qëllim realizimin e të ardhurave me karakter të vazhdueshë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania