Gazeta Shqiptare

Bankat ulin normat e interesit për kredi për shtëpi

Kreditimi për ndërtimin, Shkodra me uljen më të madhe, Tirana me rritje Norma mesatare e interesit zbret në 7%

-

Normat e interesit për kreditë në lekë për individë kanë shënuar rënie të lehtë në tremujorin e katërt të vitit, duke zbritur sërish në nivelet më të ulëta të tyre të shënuara në pjesën e dytë të vitit të kaluar. Kështu, norma mesatare e interesit shënoi 7.0%, nga 7.3% në dy tremujorët e mëparshëm dhe 7.5% në tremujorin e parë të vitit. Reduktimi i lehtë i normave në këtë tremujor është diktuar kryesisht nga interesat e kredive për banesa dhe ato për konsum, të cilat rezultuan përkatësis­ht 3.9% dhe 7.7%. Ndërkohë, norma e interesit për kreditë overdraft është shfaqur e qëndrueshm­e, në 11.2%. Të dhënat bëhen të ditura nga Banka e Shqipërisë në raportin për tendencat e kreditimit. Ndërkohë, kryeqyteti ka nivelin më të lartë të kreditimit për sektorin e ndërtimit, ndërsa Shkodra ka pasur më pak, kjo sipas BSH. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e fundit të 2017ës në Tiranë janë dhënë rreth 3.4 mln lekë më shumë për ndërtim dhe blerje banesash. Ndërkohë sipas INSTAT, vitin e kaluar janë miratuar gjithsej 819 leje nga ku ven- din e parë e mban Tirana me 106 leje më shumë krahasuar me vitin 2016. Pas Tiranës, qytetet që janë mbështetur më shumë me hua për ndërtim janë Durrësi, Korça dhe Vlora. Shkodra është qyteti me nivelin më të ulët të kreditimit sipas Bankës së Shqipërisë. Të dhënat tregojnë se në tre muajt e fun- dit të vitit të kaluar, qyteti verior ka marrë rreth 1 mln kredi më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

KREDIA

Kredia për individë ka shfaqur norma të larta rritjeje edhe në tremujorin e katërt të vitit, e mbështetur si nga kushtet më të le- htësuara të kreditimit, ashtu edhe nga një kërkesë në rritje nga ky segment. Zhvillime pozitive gjatë kësaj periudhe vërehen si në kreditë konsumator­e, ashtu edhe në kreditë për banesa. Paralelish­t, rritja e shpejtë e kreditimit në lekë ka përkrahur zhvendosje­n e mëtejshme të këtij portofoli drejt mon- edhës vendase. "Kredia për individë ka shfaqur norma të larta rritjeje edhe në tremujorin e katërt të vitit, e mbështetur si nga kushtet më të lehtësuara të kreditimit, ashtu edhe nga një kërkesë në rritje nga ky segment. Zhvillime pozitive gjatë kësaj periudhe vërehen në të dyja segmentet kryesore të saj. Gjatë këtij tremujori, normat e interesit të kredisë në lekë për individët kanë shënuar rënie të lehtë, ndërsa interesi për kreditë në euro ka mbetur i pandryshua­r. Pjesa më e madhe e kushteve të kreditimit për individët janë në kahun lehtësues. "Për tremujorin e parë të vitit 2018, bankat presin të shtrëngojn­ë standardet e kreditimit për individë", - thuhet në raportin e Bankës së Sh- qipërisë. Sipas raportit mësohet se portofoli i kredisë për individë ka vijuar të mbajë ritme të larta rritjeje, duke mbështetur edhe rritjen e kredisë për sektorin privat. Në tremujorin e katërt ky portofol u rrit me 2 miliardë lekë. Zhvillimet pozitive në portofolin e kredisë për individë janë mbështetur nga kredia konsumator­e, në tremujorin e katërt të vitit. Normat e rritjes së këtij portofoli u përshpejtu­an në 12.9%, më të larta se në tremujorin e tretë. Kjo rritje dyshifrore reflekton si dominimin e këtij portofoli nga monedha vendëse, ashtu edhe peshën e ulët të tij. Karakteris­tikë e vitit 2017 është rritja në mënyrë të qëndrueshm­e e portofolit në fjalë, duke ndikuar edhe në rritjen e peshës së tij me 1.7 pp gjatë vitit. Gjithashtu, dominimi i kredisë në lekë ( 84%) në këtë portofol faktorizon një rol më të ulët të mbiçmimit të lekut ndaj valutave kryesore. Ecuria e mirë e kredisë konsumator­e në dy vitet e fundit është mbështetur si nga lehtësimi i kushteve të financimit nga banka, ashtu edhe nga kërkesa në rritje e individëve për të.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania