Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Çollakut, burg përjetë për Denis Shtrazën

Ngjarja në 2016, 40- vjeçari u rrëmbye dhe u gjet i vrarë në Murqinë të Krujës Gjyqi, avokati Neshat Fana kërkoi pafajësi

-

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi ditën e djeshme seancën gjyqësore për caktimi masën e sigurisë për të pandehurin Denis Shtraza. Nën akuzën e rrëmbimit, torturës e më pas vrasjes së shtetasit Gazemend ( Laert) Çollaku, trupi gjykues i kryesuar nga Ardit Mustafaj, shpalli fajtor Shtrazën duke e dënuar me burgim të përjetshëm. Të njëjtin dënim kishte kërkuar për të pandehurin edhe prokuroria në seancën e mbajtur në 17 nëntor të vitit të shkuar.

SEANCA GJYQËSORE

Procesi gjyqësor ndaj Denis Shtrazës gati për një periudhë 14 mujore. Ditën e djeshme ai u njoh me masën e sigurisë "Burg për jetë". Krimet e rënda e shpallën fajtor, për akuzën e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut. Për shkak se viktima pas torturave është qëlluar me plumb në kokë, gjykata e dënoi të pandehurin edhe për armëmbajtj­e pa leje. Nëpërmjet avokatit mbrojtës, Neshat Fana, Shtraza kërkoi pafajësi. Ndryshe nga organi i akuzën, ku në seancën e mbajtur në 17 nëntor të 2017 kërkoi burgim të përjetshëm për Shtrazën. Në arsyetimin e vendimit, gjykata theksonte faktin se gjurmët e gjakut e gjetura në makinën në pronësi të Ervin Dalipaj, ishoficeri­t të ekzekutuar në një atentat mafioz në Durrës vitin e kaluar, janë të viktimës Gazmend Çollaku. Për faktin se Denis Shtraza është ndaluar pak orë pas ngjarjes, duke udhëtuar me Dalipajn me makinën ku u gjetën njollat e gjakut të viktimës, gjykata ka krijuar bindjen se ai është një prej autorëve të rrëmbim- it dhe më pas vrasjes së 40vjeçarit. Gjithashtu, sipas gjykatës rezulton e provuar që viktima nuk kishte njohje me Dalipajn dhe nuk ekziston asnjë mundësi që ai të ketë udhëtuar me makinën "Mercedez Benz". Mendohet se njollat e gjakut mund të kenë mbetur në automjet, nga Krimet e Rënda e shpallën fajtor Denis Shtrazën, për akuzën e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut. Për shkak se viktima pas torturave është qëlluar me plumb në kokë, gjykata e dënoi të pandehurin edhe për armëmbajtj­e pa leje. Nëpërmjet avokatit mbrojtës, Neshat Fana, Shtraza kërkoi pafajësi.

kontakti direkt i viktimës me automjetin, çka do të thotë se trupi i pajetë i tij është transportu­ar me makinën në pronësi të Dalipajt, ose janë lënë nga ndonjë mjet i fortë me të cilin është goditur Gazmend Çollaku. Më datë 06.01.2016, në lagjen Nr. 1 në Durrës, 4 persona, 3 prej të cilëve me jelekë dhe mbishkrimi­n "Policia", kanë marrë me forcë duke e futur në mjetin e tyre tip "Audi A6" me ngjyrë të zezë shtetasin Gazmend Çollaku 40- vjeç, banues në Durrës. Ai u gjet i pajetë në Murqinë të Krujës. Rrëmbyesit e kishin torturuar 40- vjeçarin dhe lidhur këmbë e duar. Prokuroria për Krime të Rënda dërgoi për gjykim shtetasin Denis Shtraza për këtë ngjarje, i akuzuar për veprat penale "Rrëmbimin ose mbajtjen peng të personit" e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij", si dhe "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake". I pandehur së bashku me Shtrazën ishte dhe Ervin Dalipaj, por gjykimi ndaj tij u pushua pasi ai u ekzekutua në një atentat mafioz në aksin Maminas- Durrës, mesditën e 25 prillit 2017.

 ??  ?? Denis Shtraza, në sallën e gjyqit
Denis Shtraza, në sallën e gjyqit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania