Gazeta Shqiptare

Përkeqësoh­et situata në qarkun e Shkodrës, nën ujë 2520 ha tokë dhe 155 banesa

Reshjet, qyteti i Durrësit kthehet në "Venecia"

-

SHKODËR - Rëndohet situata e përmbytjev­e në Shkodër. Sipas informacio­neve nga autoritete­t lokale, por edhe nga Ministria e Mbrojtjes ka rritje të sipërfaqes së tokës nën ujë. Ndërkohë që në të gjithë territorin e saj vazhdojnë reshjet e shiut. Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, në qarkun e Shkodrës janë përmbytur rreth 2520 ha tokë. Ndërsa, 155 banesa janë nën ujë. Konkretish­t në njësinë administra­tive Bushat, Bashkinë Vau- Dejës ka pasur rreth 390 ha tokë të përmbytur. Në Bashkinë Shkodër, nëzonën e Livadeve janë përmbytur 60 ha. Në këtë lagje ndodhen mbi 40 banesa me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Familjet e këtyre banesave furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Në lagjen ' Ajasëm' janë rreth 80 dynymë tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të kësaj lagjeje, të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti, kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Njësia Administra­tive Bërdicë: Ka pasur rreth 290 ha tokë të përmbytura. Njësia Administra­tive Dajç: Ka pasur rreth 780 ha

tokë të përmbytur pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 12 cm. Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit, të fshatit Shirq, kanë qenë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet

të ndërhyhet për lartësimin e argjinatur­ës së Pentarit në rreth 300 ml gjatësi. Njësia Administra­tive Ana e Malit: Ka pasur rreth 1200 ha tokë të përmbytur ( fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha dhe fshati Obot 200 ha), pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 20 cm. Në fshatin Obot kalimi është bërë vetëm me automjete të kalueshmër­isë së lartë dhe me varka e gomone. Ujësjellës­i Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjev­e. Bashkia Shkodër ka vazhduar me 2 mjete autobote furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm. Njësia Administra­tive Rrethina: Ka pasur rreth 60 ha tokë të përmbytur. Njësia Administra­tive Guri i Zi: Ka pasur rreth 5 ha tokë të përmbytur. Gjithsej, në Bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve.

DURRËS

Qyteti i Durrësit dje ngjante me Venecian. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët e këtij qyteti, ndërsa në zonën e ishKënetës, uji ka arritur deri në 1.5 metra. Situata në këtë qytet dhe konkretish­t në shëtitoren "Taulantia", rrugën "Aleksandër Goga", zona te stadiumi, te stacioni i trenit, lagja nr. 13, Shkozeti, etj. Në Currila ka rrëshqitje dherash ndërsa rruga e pakalueshm­e.

 ??  ?? Përmbytjet në Shkodër
Përmbytjet në Shkodër
 ??  ?? Përmbytjet në Durrës
Përmbytjet në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania