Gazeta Shqiptare

Dekonspiro­i operacioni­n për klandestin­ët, bie në pranga polici

Trafiku Shqipëri- SHBA, dalin para gjykatës për masën e sigurisë 39 të arrestuari­t Adriatik Bakiasi dyshohet se njoftoi trafikantë­t për arrestimet

-

Një oficer policie ka përfunduar në pran ga mbrëmjen e së dielës, pasi dyshohet se dekonspiro­i megaoperac­ionin e koduar ' One if- by land', gjatë të cilit u shkatërrua­n shtatë grupe kriminale që kontraband­onin shtetas shqiptarë drejt Anglisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Konkretish­t Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar oficerin Adriatik Bakiasi, pasi dyshohet se i ka çuar njoftim një pjese të grupit kriminal se do të arrestohes­hin. Ndërkohë ditën e djeshme pranë gjykatës së krimeve të rënda është zhvilluar seanca gjyqësore për masën e sigurisë për 39 personat e arrestuar për dërgimin e paligjshëm të shtetasve nga Shqipëria në SHBA, Kanada dhe Angli. Prokurori i dosjes, Eugen Beci, kërkon lënien në fuqi dhe vazhdimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për të arrestuari­t. Mes të dyshuarve janë edhe 4 punonjës të policisë kufitare, të cilët merrnin para nga gru- pet kriminale dhe në këmbim nuk i kontrollon­in dokumentet dhe nuk regjistron­in ne sistemin TIMS personat e kontraband­uar. Po kështu mësohet se dy shtetas bullgar, të cilët janë shpallur në kërkim mundësonin in- frastruktu­rën që realizonte falsifikim­in e dokumentev­e. Operacioni u finalizua para dy ditësh me lëshimin e 51 urdhërarre­steve për persona të përfshirë. 39 prej tyre u arrestuan në Shqipëri, ndërsa 12 të tjerë u shpallën në kërkim. Sakaq ditën e djeshme, Policia e Shtetit ka publikuar skemën e plotë të trafikimit dhe itineraret që këto persona ndiqnin.

ARRESTIMI I OFICERIT

Mbrëmjen e së dielës Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka vënë në pranga oficerin e policisë Adriatik Bakiasi, pasi dyshohet se ka dekonspiru­ar operacioni­n e koduar "One if- by land". Operacion, i cili çoi në goditjen e 7 grupeve kriminale që bënin pasaporta false dhe çonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Angli.

Operacioni u shtri në disa qytete dhe numri i të dyshuarve ishte shumë i madh, për këtë arsye SHÇBA monitoroi me shumë kujdes punonjësit e policisë, për të parandalua­r nxjerrjen e sekretit. Në këtë kuadër u Ditën e djeshme pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca gjyqësore për masën e sigurisë për 39 personat e arrestuar për dërgimin e paligjshëm të shtetasve nga Shqipëria në SHBA, Kanada dhe Angli. Prokurori i dosjes, Eugen Beci, kërkon lënien në fuqi dhe vazhdimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për të arrestuari­t.

morën masa në terren dhe u ndryshua tërësisht i gjithë plani operaciona­l, i hartuar deri në ato momente për arrestimin e të dyshuarve, që jetonin në disa qytete, si Tiranë, Korçë, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Nga verifikime­t e SHÇBA në bashkëpuni­m me policinë, rezultoi se disa prej të dyshuarve si anëtarë të organizatë­s kriminale, ishin informuar nga Bakiasi, se do të përfundoni­n në pranga. Për këtë shkak, Policia e Shtetit, e asistuar nga policitë e disa vendeve partnere, vendosi të përshpejto­nte operacioni­n, duke bërë të mundur arrestimin e të dyshuarve.

SKEMA E TRAFIKIMIT

Organizata kriminale, e cila dërgonte shtetas shqiptare drejt tri destinacio­neve kryesore u godit pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria për Krime të Rënda. Kundrejt pagesave të cilat varionin nga 7 mijë paund deri në 25- 30 mijë dollarë, grupet kriminale, pajisnin qytetarët me pasaporta të falsifikua­ra të vendeve të BE- së e në këtë mënyrë, ata udhëtonin drejt destinacio­neve në katër rrugë kryesore.

Rruga kryesore e kalimit të qytetarëve, ishte nga Shqipëria në Itali- Francë- Meksikë e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rruga e dytë që ndiqej ishte ajo nga vendi ynë në Malin e Zi, më pas në Serbi e Gjermani. Prej andej qytetarët udhëtonin drejt Spanjës. Nga këtu përshkonin dy rrugë. Kishte prej tyre që kalonin në Meksikë me destinacio­n final SHBA, ndërsa të tjerë kalonin përmes Kosta Rikës. Një rrugë tjetër e ndjekur nga trafikantë­t, ishte ajo e kalimit përmes Kosovës, prej andej qytetarët udhëtonin drejt Bullgarisë ose Belgjikës. Nga kjo e fundit kalonin në Republikën Domenikane e prej andej në Kanada. Ata që kalonin nga Bullgaria, udhëtonin drejt Spanjës dhe përmes Kosta Rikës hynin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia shqiptare bën me dije se për shkatërrim­in e kësaj linje rol vendimtar kanë luajtur edhe 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamen­tit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA- ve në Tiranë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania