Gazeta Shqiptare

Pensionet e emigrantëv­e, Astrit Hado: Jemi në vendnumëro

Komisioni i Shëndetësi­së miraton marrëveshj­en për njohjen e kontribute­ve me Austrinë "Mungesë e vullnetit politik nga Greqia e Italia"

-

Mungesa e një mar rëveshjeje bilat erale mes Shqipërisë e Greqisë apo Italisë, ka bërë që periudhat kontributi­ve të emigrantëv­e shqiptarë të mos njihen, e si pasojë mos të ketë një bashkim të tyre. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, gjatë takimit të Komisionit Parlamenta­r të Shëndetësi­së theksoi se prej një viti e gjysmë situata lidhur me këtë çështje ka ngelur në vend numëro, pavarësish­t faktit që është diskutuar e janë bërë përpjekjet e nevojshme. "Fatkeqësis­ht situata është në vend numëro, është po njësoj siç ka qenë para një viti e gjysmë. Nga ana jonë dhe Ministrisë së Mirëqenies në atë kohë, janë bërë disa përpjekje kryesisht me Italinë, për të vendosur një komunikim për fillimin e negociatav­e. Gjatë vizitës që ka bërë kryeminist­ri italian këtu, është diskutuar kjo çështje e po ashtu edhe me ministritë përgjegjës­e; por fatkeqësis­ht kemi ngelur në të njëjtën situatë. Ka një mungesë dëshire nga ana e palës italiane dhe greke për "Fatkeqësis­ht situata është në vend numëro, është po njësoj siç ka qenë para një viti e gjysmë. Ka një mungesë dëshire nga ana e palës italiane dhe greke për të filluar negociatat në fushën e mbrojtjes së sigurimeve shoqërore", - tha në fjalën e tij Astrit Hado. të filluar negociatat në fushën e mbrojtjes së sigurimeve shoqërore", - tha në fjalën e tij Astrit Hado. Ky i fundit më tej bëri me dije se kjo vjen si pasojë e mungesës së vullnetit politik nga ana ital- iane, e jo për kostot financiare që ka një marrëveshj­e e tillë. "Me Greqinë ndoshta është problem financiar për shkak të krizës ekonomike që po kalon, ndërsa me Italinë nuk besoj se është një problem teknik sesa më tepër një problem politik, çka do të thotë që mungon vullneti politik nga ana italiane për të nënshkruar një marrëveshj­e me Shqipërinë, e kjo jo për faktin e kostos financiare që ka. Nëse e startojnë marrëveshj­en me Shqipërinë, duhet të jenë të detyruar të arrijnë marrëveshj­e dhe me vende të tjera. Nga pikëpamja e marrëveshj­es nuk ka asgjë teknike që e pengon, është thjesht mungesë vullneti politik", - theksoi më tej kreu i ISSH- së. Gjatë takimit, Komisioni i Shëndetësi­së miratoi marrëveshj­en për njohjen e kontribute­ve midis Shqipërisë dhe Austrisë, ku përfitues do të jenë rreth 2 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë atje.

PASOJAT E MOSFIRMOSJ­ES SË MARRËVESHJ­ES

Kështu, shqiptarët që kanë punuar në Itali, të cilët nuk kanë 20 vite kontribute nuk përfitojnë pension pa u riatdhesua­r në Shqipëri. Në rastin kur një emigrant shqiptar që ka punuar në Itali 19 vjet dhe në Shqipëri 14 vjet; nuk përfiton pension nga Italia se nuk ka plotësuar 20 vjet për t'u futur në kushte pensioni; e po ashtu edhe në Shqipëri nuk përfiton, sepse ka 14 vjet dhe nuk ka plotësuar 15 vite për të marrë të paktën pension të pjesshëm. Pra 33 vite pune me kontribute të emigrantit shqiptar, nuk reflektohe­n në të ardhurat që mund të ketë. Kështu që në rast të bashkimit të periudhave kontributi­ve; në rast të një marrëveshj­e bilaterale krijohet tërësisht mundësia për të marrë përfitime nga të dy shtetet.

 ??  ?? Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, gjatë takimit të Komisionit parlamenta­r të Shëndetësi­së
Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, gjatë takimit të Komisionit parlamenta­r të Shëndetësi­së
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania