Gazeta Shqiptare

LISTA/ Shpallen emrat e infermierë­ve fitues, kaluan fazën e parë

Renditja e aplikantëv­e sipas pikëve, kush fiton në fizioterap­i, logopedi e imazheri MSHMS: Ja kur do të zhvillohet testimi me shkrim

-

Rreth 3500 kandidatët që kanë aplikuar për një vend pune në spital apo qendër shëndetëso­re nëpërmjet portalit "Infermierë për Shqipërinë", tashmë mund të verifikojn­ë nëse janë fitues apo jo. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e plotë me emrat e fituesve të fazës së parë në fushën e infermieri­së, fizioterap­isë, teknikë imazherie, teknikë laboratori, mami dhe logopedi. Deri më tani janë plot 1945 kandidatë që do të testohen për 416 vende të lira pune në profesione­t e sipërpërme­ndura. Respektivi­sht po kandidojnë 1376 infermierë, 300 mami, 59 fizioterap­istë, 98 teknikë imazherie, 107 teknikë laboratori dhe 5 logopedist­ë. "Pas fazës së parë të shpalljes së listës paraprake të kandidatëv­e të interesuar, ju dhamë kohë 2354 aplikantëv­e për të plotësuar dokumentac­ionin",- u shpreh në një deklaratë për mediat zv/ ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli. Në listë kandidatët që kanë aplikuar mund të gjejnë pikët që kanë grumbullua­r, bazuar në kriteret sipas mesatares, vjetërsisë në punë, diplomave master e gjuhës së huaj. "Kandidatët dhe të gjithë të interesuar­it kanë 5 ditë kohë për ankimim për pikët duke filluar që sot ( dje) dhe pas pesë ditëve për shqyrtimin e ankesave. Më datë 29 mars do të kemi listën me renditjen përfundimt­are të kandidatëv­e që do të futen në testim",- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësi­së, Sportit e Rinisë.

Pas kësaj, pritet të zhvillohet testimi me shkrim në katër qarqe, respektivi­sht në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet më datë 31 mars, në orën 14.00 në ambientet e universite­tit mjekësor Tiranë. Për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastë­r, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 prill në ambientet e uni- versitetit "Ismail Qemali" në orën 14.00. Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 prill në ambientet e universite­tit "Luigj Gurakuqi" në orën 14.00. Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korçë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambientet e universite­tit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan në datë 4 prill, në orën 14.00.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania