Gazeta Shqiptare

Jeremiç: "Darka e fshehtë" e Vuçiç me Thaçin në SHBA

Vuçiç: Duhet të takoja familjen Soros, por e anuluan se panë Merkelin "Negociatat" e presidenti­t serb për Kosovën

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së kaluar shkoi në Londër për të promovuar librin e tij. Pas Londrës, befas u shfaq në Paris, ku u prit nga Presidenti Emmanuel Macron. Po ashtu, Thaçi edhe aty shfrytëzoi rastin për të promovuar librin. Por ky udhëtim i tij po interpreto­het ndryshe në Serbi. Sipas Vuk Jeremiç, ish- ministër i Jashtëm i Serbisë, në Paris, të martën që shkoi, ka qëndruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili, sipas Jeremiçit, ka darkuar me Thaçin. Jeremiç ka thënë se kreu i shtetit serb është duke zhvilluar negociata të fshehta me Thaçin. Ai më pas ka thënë se Vuçiç të dielën ka udhëtuar po ashtu tinëz në Nju- Jork. Ndërkohë që, nga ana tjetër, Vuçiç i është përgjigjur në mënyrë ironike Jeremiçit, teksa ka konfirmuar që ndodhet në Shtetet e Bashkuara. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, presidenti serb ka thënë se atje ndodhet për një darkë, me familjen Soros. Por Vuçiç ka thënë se kjo darkë ka dështuar. "Për fat të keq, nuk pata mundësinë të takoj askënd nga familja Soros",ka shkruar ai. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur një deklarate të bërë nga Presidenti i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç, i cili kishte thënë se Vuçiç po bën "negociata sekrete për Kosovën" dhe se për këtë arsye "ka udhëtuar privatisht në Nju Jork", "… Vuçiç të martën ishte në Paris, në një darkë të fshehtë me Hashim Thaçin dhe të dielën në një udhëtim privat në Nju Jork, për të cilin publiku serb nuk është i informuar. Ai gjithashtu negocion me Haradinajn nëpërmjet një ndërmjetës­i të ngushtë nga rrethi i tij".

për çfarë edhe publiku serb nuk është i informuar. "… Vuçiç të martën ishte në Paris, në një darkë të fshehtë me Hashim Thaçin, dhe të dielën në një udhëtim privat në Nju Jork, për të cilin publiku serb nuk është i informuar. Ai, gjithashtu, negocion me Haradinajn nëpërmjet një ndërmjetës­i të ngushtë nga rrethi i tij", citojnë mediet serbe Jeremiçin. Lidhur me këtë, siç shkruajnë mediat serbe, është përgjigjur edhe presidenti i Serbisë. Duke komentuar pretendime­t e Jeremiçit, "Vuk Jeremiç ka të drejtë. Duhet të kisha darkë në një restorant të Nju Jorkut me familjen Soros, por ata gjithashtu e anuluan, sepse panë Angela Merkelin që e anuloi në Berlin. Për fat të keq, nuk kisha mundësi të takoja dikë nga familja Soros".

Vuçiç ka thënë në mënyrë ironike se ishte në Amerikë ku pritej të takohej me përfaqësue­s të Soros- it. "Vuk Jeremiç ka të drejtë. Duhet të kisha darkë në një restorant të Nju Jorkut me

familjen Soros, por ata, gjithashtu, e anuluan, sepse e panë Angela Merkelin që e anuloi në Berlin. Për fat të keq, nuk kisha mundësi të takoja dikë nga familja Soros", - ka shkruar Vuçiç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania