Gazeta Shqiptare

Dialogu Kosovë- Serbi, Koçijançiç: Presidentë­t i kanë marrë ftesat për takim

-

BE-

ja pret zbatimin e plotë të të gjitha mar rëveshjeve të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë edhe marrëveshj­en mbi formimin e komunave serbe. Deklarata është bërë në Bruksel nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç para fillimit të një raundi të ri të dialogut teknik në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili fillon më vonë këtë pasdite në Bruksel dhe vazhdon deri të mërkurën. Ajo, gjithashtu, ka njoftuar se gjatë raundit të ri të dialogut teknik, i cili fillon sot, do të flitet për implementi­min e marrëveshj­eve tashmë të arritura në dialog. "Në mënyrë të veçantë janë Asociacion­i i Komunave Serbe, energjetik­a, menaxhimi i integruar i kufirit, ura në Mitrovicë dhe liria e lëvizjes",- ka njoftuar Koçijançiç. Ajo shtoi se pas dialogut treditor në nivel teknik më vonë këtë javë në Bruksel, do të ketë një tjetër takim në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës. "Të premten, përfaqësue­sja e Lartë, Federica Mogherini ka thirrur presidenti­n e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçin në një takim në nivelin më të lartë, ku ata do të diskutojnë normalizim­in e përgjithsh­ëm të marrëdhëni­eve, por edhe të shohim se si ka shkuar zbatimi i marrëveshj­eve të dialogut", - njoftoi Koçijançiç, njofton telegrafi. E pyetur nëse bisedimet teknike midis Beogradit dhe Prishtinës janë një lloj përgatitje për dialog në nivel të lartë politik, zëdhënësja e Komisionit Evropian ka sqaruar se takimet e grupit të punës janë të fokusuar veçanërish­t në zbatimin e asaj që është rënë dakord.

 ??  ?? Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania