Gazeta Shqiptare

TEATRI KOMBETAR

Artistët kundër projektit të Ramës, nxjerrin projektin e tyre Ndrenika: Jo teatër me PPP, Asqeriu: Rama na fyeu

-

ant, më pëlqeu. Ka disa variante. Le të bëjnë ato 6- 7 kulla që duan të bëjnë. Ne le të na japin sheshin përpara të vëllezërve Frashëri. Pra ka variante. Unë jam kundër variantit PPP, sepse në të gjitha këndvështr­imet ky variant është për të përfituar privati dhe jo teatri", deklaroi Ndrenika. Pas tij, fjalën e mori aktori Bujar Asqeriu, i cili ka paralajmër­uar se Teatri Kombëtar ekzistues përbën rrezik jo vetëm për aktorët, por edhe për spektatorë­t. Në një takim konsultues mes artistëve për projektin Teatrit të ri Kombëtar, aktori Asqeriu bëri të ditur se aktualisht, veç kushteve skandaloze, rrezik janë është viruset dhe sëmundjet e shumta që ndodhen për shkak të kushteve aspak higjienike. Sipas aktorit, në tërë këto vite, nuk është bërë asnjë investim në funksion të teatrit. Ndërsa sa i përket projektit të prezantuar nga kryeminist­ri Rama, Bujar Asqeriu theksoi se në atë takim artistët u fyen, pasi iu prezantua një projekt pa u konsultuar më parë.

"Shpejtësia me të cilën u paraqit ai projekt, pa asnjë konkurs, më duket se ishte i gabuar. Dhe i gjykuar në këtë sens, është jo vetëm i gabuar, por me shumë gabime brenda. Dhe pa u konsultuar dhe pa marrë mendimin e atyre që ishin të ftuar aty të paktën, është një fyerje shumë e madhe. As i pyeti, as asgjë, punë e tij si e mendon. Teatri ekzistues është i kalbur në të gjitha drejtimet, sepse prej vitesh nuk është hedhur asnjë gjë. Por cila është më e rrezikshmj­a? Më e rrezikshmj­a për mua, në tërë prapavijën e Teatrit, gëlojnë viruse shumë të rrezikshme jo vetëm për aktorët, por edhe për spektatorë­t. Prandaj rikonstruk­sioni i atij teatri duhet të jetë me themel", tha Asqeriu.

 ??  ?? Propozimi i Bujar Kapexhiut
Propozimi i Bujar Kapexhiut
 ??  ?? Projekti i qeverisë
Projekti i qeverisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania