Gazeta Shqiptare

Romani sjell një vështrim ndryshe të mënyrës sesi gruaja shqiptare ka një rol të rëndësishë­m jo vetëm në ruajtjen e shqipes, por edhe identiteti­t

Burrat shqiptarë mbijetuan mbi shpinën e gruas

-

sot të flitet për identitet të këtillë apo të atillë them si është e mundur në këtë kohë, njeriu të bie në grackën e kësaj loje. Ne mund të kemi edhe 10 shtete po ne jemi një popull, ne mund të kemi edhe 5 shtete po kemi një flamur shqiptar, ne kemi mund të s'di sa qendra kulturore, po ne kemi një Tiranë ku fillon e gjitha dhe mbyllet e gjitha, që nuk i adreson të tjerat, përkundraz­i, edhe të tjerat e ushqejnë këtë. Kështu që ka shumëçka që mua si Kim, edhe pse nuk unë nuk jam ndonjë nacional- romantik, folklorik i tipit si shqiptaria, jo, por ne duhet të përballemi me fatin tonë. Jemi shqiptarë dhe duhet ndershëm të përballemi me të, jemi shqiptarë dhe duhet ta çojmë përpara.

Është folur për një identitet të ndryshuesh­ëm të shqiptarëv­e, kritikat për një rritje të islamizmit në Kosovë apo Maqedoni... kanë folur për një identitet të ndryshuesh­ëm të shqiptarëv­e?

Nëse shkoni në Shkodër, shqiptari i Shkodrës ka specifikat e veta po nuk është popull tjetër, shkoni në Sarandë ka specifika të tjera, ju ndjeni atë rrezatimin e Greqisë brenda, por janë shqiptarë. Nëse vini në Maqedoni, është një mjedis shqiptar ku religjioni ka luajtur një rol të rëndësishë­m, sepse nuk ka pasur arsimim dhe ajo që neve na ka bërë të dallueshëm nga tjetri ka qenë gjuha dhe religjioni. Dikur shkonim në Kosovë, e donim atë dialektin që është kosovar po popujt e mençur bëjnë diçka tjetër, i ruajnë këto dallime dhe i kultivojnë, sepse ajo megalomia është e bukur. Kopshti është i bukur kur i ka të gjitha lulet dhe ajo gjë dallohet në romanin tim kur aty thuhet, vuan pse nuk s'i ka të gjitha lulet dhe bukuria e një populli është kjo. Ju a e dini se te populli kroat, për shembull, është rritur në rrafshin e gjuhës letrare, dhe neve ajo na trishton se nuk dimë ta kultivojmë? Normalisht çdo fshat i ka tiparet e veta, unë në Maqedoni, për shembull e dalloj dibranin sa e takoj, në të folur, në sjellje, janë pjesa më e arsimuar e Shqiptaris­ë në Maqedoni, unë tetovarin e dalloj përnjëherë dhe nuk mund të bëjmë aq fjalor sa kemi nëpër fshatra dhe nuk mund të bëjmë aq popuj sa kemi në rajon.

Një nga pyetjet që e bën natyrshëm çdo lexues ose do t'ia bëjë natyrshëm çdo lex- uesi që do lexojë romanin tuaj "Pusi", është pyetja për nënën. Duke imagjinuar nënën tënde kam imagjinuar nënën time, por do doja ta shtroja më tej këtë pyetje në mënyrën se si historia jonë shqiptare, kam parasysh trekëndësh­in Shqipëri - Kosovë - Maqedoni, mënyrën se si historia është sjellë me femrat, kemi shumë femra të padukshme, por shumë të forta në histori. A ka ndryshuar kjo qasje?

Ka qenë dhe mendoj se ende është që shqiptaria ka mbijetuar mbi shpinën e gruas shqiptare. Më së miri, unë mund ta dëshmoj te ne shqiptarët e Maqedonisë. Nënat tona, ato analfabete, të cilat jetonin të mbyllura në katër mure, e ruajtën gjuhën shqipe. Nëna ime nuk mundi të flasë asnjë fjalë maqedonase. Ndërsa me burrat ndodhi e kundërta, ngaqë u duhej të mbijetonin, të ruanin familjen. Ne burrat shpeshherë jemi bërë të ngjashëm me ata për të mbi- jetuar. Kam një adhurim të veçantë ndaj gruas, posaçërish­t ndaj gruas në Maqedoni, e cila edhe kur vinte polici te dera, ajo dilte ta shpëtojë burrin duke thënë se nuk është këtu, dhe polici nuk guxonte të hynte. Më shumë policia atje kishte frikë nga gratë sesa nga burrat, sepse të bëje diçka ndaj gruas shqiptare, nuk falej. Dua të them, normalisht njeriu s'duhet të shkojë në përgjithës­ime, por gruaja ishte ajo që i ruante fëmijët edhe kur burri shkon në kurbet, siç është edhe sot edhe në Shqipëri. E di atë fenomen të çuditshëm që burri e lë gruan dhe fëmijët në Shqipëri dhe vet shkon. Andej, unë shpesh e them, në Shqipëri nëse ju i dëgjoni dhe këto emisionet ku del një fëmijë dhe thotë që unë e dua shumë mamin se mami më ka rritur, thuajse dalëngadal­ë babi mbetet diku aty në periferi të djalit. Pra, shkurt, shqiptaria sipas meje boshtin e vet deri tani e ka pas të mbështetur te gruaja, te nëna shqiptare dhe ato kanë qenë dhe do mbeten heroinat e vetme. Ju jeni këtu edhe si kryetar i jurisë i edicionit të katërt të çmimit "Kadare". Do doja të flisnim pak për këtë përvojë edhe mbi nevojën tonë për të pasur sa më shumë konkurse apo ngjarje të tjera letrare? Unë e kam ndjekur këtë konkurs prej fillimit, prej themelimit, e di që këtu dorëzohen dorëshkrim­e, unë ndonjëherë në tallje them që nuk jam njeri që marr çmime, por jam njeri që marr pjesë te grupet që ndajnë çmime. Jam anëtar edhe i jurisë "Veton Surroi", për mua është nder të jem pjesë e kësaj jurie. Është mirë që të ketë konkurse të tilla, sepse në njëfarë mënyre, çdo juri, çdo çmim është një peshore, të jep orientimin ç ' është e vlefshme në fund të fundit si lexues. Dua të përsëris pak atë që tha edhe Henri Cili. Mua më shqetëson fakti që tek ne nisin konkurse dhe për dy tre vjet zhduken. Ne duhet të ndërtojmë diçka që të jetë e përjetshme, që ta shohim tek rritet e na lidh me gjeneratën që vjen. Jo vetëm sa për sy e faqe të ndajmë disa çmime dhe pastaj ky konkurs nuk ekziston. Prandaj dëshiroj që ky konkurs i rëndësishë­m të jetë jetëgjatë, pasi çmimi ka dhe një emër të çmuar dhe do ishte e pandershme dhe turp të ndërpritej. Dua që ky çmim të mbetet edhe pas Kimit, që kur ta lexojnë njerëzit çmimin të kuptojnë edhe kush ka qenë nëpër juri, d. m. th. të ketë vazhdimësi pasi kalaja ndërtohet gur- gur.

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit
 ??  ?? Në foto: Kim Mehmeti
Në foto: Kim Mehmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania