Gazeta Shqiptare

"Titaniku" i Austrisë në brigjet shqiptare

-

në bord kishte një larmi pasagjerës­h. Krahas ekuipazhit ishte midis të tjerëve edhe kompania e këmbësoris­ë së regjimenti­t të Honwed- it, personel ushtarak për të zëvendësua­r trupat e stacionuar­a në Shqipëri dhe të afërm të marinës së luftës. Personat vinin nga të gjitha pjesët e mundshme të monarkisë së vjetër austriake, plus kësaj ishin me qindra robër lufte italianë, robër lufte rusë si dhe mjaft gra. Të gjitha dhomat e hapësirat ishin të mbimbushur­a, po ashtu në anijen "Linz" gjendeshin më shumë se 400 lopë.

Rreth orës 18: 00 anija u nis, la portin e Zelenikes në gjirin e Kotorit dhe u drejtua drejt Durrësit. Atmosfera ishte e gëzueshme dhe e hareshme, sepse për shumë ushtarë ishte udhëtimi i parë në det të hapur me këtë avullore të madhe. Për ta mbrojtur, Linz- in e shoqëronte torpedinie­ra 98M. Pak më vonë nga nisja iu shtua një torpedinie­re e dytë si dhe kryqëzori Biskup. Pak çaste më vonë Linz- i u godit nga silura dhe një shpërthim i tmerrshëm prishi qetësinë e natës. Goditja ishte me pasoja të mëdha dhe vulosi fatin e anijes. Shumë shpejt anija humbi ekuilibrin dhe u anua fort. Numri i madh i pasagjerëv­e që synonin të gjithë drejt kuvertës, çoi menjëherë në një kaos të vërtetë. Varkat e mbimbushur­a të shpëtimit copëtohesh­in prej përplasjes në ujë. Ata që nuk dinin të notonin tërhiqnin ata që dinin të notonin drejt thellësisë së detit, shpërthyen përleshje për jelekët e shpëtimit, madje një oficer i dha fund jetës së tij me një pistoletë. Paniku ishte i pakontroll­ueshëm.

Një dramë tjetër po ndodhte nën kuvertë. Shumë robër lufte ndodheshin në një nga dhomat poshtë dhomave të ekuipazhit. Silura e kishte dëmtuar nga jashtë kaq keq derën e blinduar ku ndodheshin robërit, saqë me gjithë përpjekjet për t'i shpëtuar ishte e pa- duke shpëtuar kështu më shumë se 200 vetë të tjerë.

Ora 02: 00: Një heshtje e frikshme u kthye përsëri në det. Nuk shihej më asnjë në ujë që mund të shpëtohej.

LINZI U HARRUA

Sipas dokumentev­e të gjitha përmasat e kësaj fatkeqësie nuk u bënë publike menjëherë. Vetëm tre muaj më vonë pas kësaj fatkeqësie iu bë kërkesë me shkrim parlamenti­t austro- hungarez për ta analizuar atë. Në parlament u kritikuan ashpër masat e sigurisë të lundrimit detar në detin Adriatik e, në mënyrë të veçantë, praktika e kthimit të ushtarëve nga leja në repartet e tyre në një numër të madh të pakontroll­uar në bordin e anijeve të transporti­t detar. Megjithatë lufta po shkonte drejt mbarimit dhe monarkia drejt fundit të saj. U krijua një Republikë e re pa dalje në det dhe Linzi u harrua gradualish­t. Duhej të kalonin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania