Gazeta Shqiptare

Partizani gjen Edgar Çanin, sulmuesi ndëshkon Flamurtari­n

Skuadra e Duros u paraqit me mungesa të shumta në kryeqytet dhe nuk u bëri dot ballë të kuqve 8 muaj pritje për një gol trepikësh

-

muaj për të pritur këtë gol. 8 muaj vuajtje dhe durim nga ana e Edgar Çanit, që kërcen dhe me kokë thyen portierin Sali, duke shënuar një gol trepikësh për të tijtë. Një gol tipik prej qendërsulm­uesi, një qendërsulm­ues që Partizani dhe gjithë ambienti i kuq e ka pritur gjatë, por në fund duket se e ka gjetur. Ndaj Flamurtari­t, që në "Selman Stërmasi" paraqitej me mungesa, janë të kuqtë që kanë fjalën e parë duke kërcënuar që në shkëmbimet e para të topit. Më pas me kalimin e minutave loja balancohet disi, por pjesa e parë nuk do të dhurojë gola. Me fillimin e fraksionit të dytë Dalipi hedh në fushë Çanin, që e shpërblen me gol në minutën e 54- ët, kur kërcen mbi mbrojtësin dhe me kokë dërgon një parabël, që thyen Salin për epërsinë e të zotëve të shtëpisë. Sulmuesi shtatlartë realizoi edhe njëherë në minutën e 62- të, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje, por siç shihet nga pamjet filmike, Çani është nisur në pozicion të rregullt. Gjithsesi, të kuqtë nuk lëshojnë metra dhe vijojnë të sulmojnë deri në fund, por sfida nuk dhuron më gola dhe Partizani merr një trepikësh të rëndësishë­m që e ngjit në kuotën e 39 pikëve, dy më shumë sesa Luftëtari i vendit të pestë dhe 3 më pak sesa Laçi i vendit të tretë.

ÇANI

Partizani ka fituar ndaj Flamurtari­t me rezultatin 10, duke u hakmarrë kështu për rezultatet e fundit të arritura në përballjet mes këtyre ekipeve. Futbollist­i që vendosi fatin e këtij takimi ishte Edgar Çani. Në një intervistë për "Supersport", sulmuesi i Partizanit është shprehur me batutë se ka kërcyer më tepër kur ka festuar golin, sesa kur e ka shënuar atë. "Jam shumë i kënaqur, pasi në gjithë këto muaj që kam ndenjur jashtë fushës së blertë, kam pasur shumë pritje dhe punë, prandaj goli ishte një lehtësim për mua. Ne po punojmë për të marrë një formë sa më të mirë dhe çdo gjë tjetër do ia lëmë kohës. Konkurrenc­a në ekip është prezente edhe në rolin e tim, pasi çdo futbollist ka dhënë maksimumin. E dija që isha pjesë kryesore në këtë projekt, prandaj kam punuar shumë gjatë kohës kur kam qenë i dëmtuar dhe nuk mund të luaja për Partizanin. Nuk dua të komentoj asnjë vendim të arbitrit, pasi të gjithë gabojmë dhe kjo është e kuptueshme. Sa i përket momentit kur kam shënuar golin, mund të them se kam kërcyer më tepër gjatë festimit", është shprehur Edgar Çani.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania