Gazeta Shqiptare

Panuçi, pa frerë në gjuhë: Në Kombëtare dua lojtarë me bo. e!

Trajneri i Kombëtares

-

Kombëtarja

i rikthehet futbollit të luajtur, ndërsa trajneri Kristian Panuçi suprizoi jo pak opinionin sportiv me listën e lojtarëve të grumbullua­r për miqësoren kundër Norvegjisë. Tekniku italian lë jashtë kapitenin Ansi Agolli dhe komenti i tij i parë në konferencë­n për shtyp shkon pikërisht për të: "Në shtator Agolli mbush 36 vjeç, në momentet që fillojnë dhe eliminator­et zyrtare. Ne do të mendojmë për një zëvendësue­s, kam folur me Agollin dhe ia kam përcjellë këtë fakt, por në qoftë se do të kem nevojë, do ta kem në konsiderat­ë. Është një profesioni­st shumë serioz. Do kisha dashur ta trajnoja kur ishte 28 vjeç". Jashtë Kombëtares mbetet Agolli, por emrat e rinj nuk mungojnë në listën e Panuçit. Për herë të parë fanellën kuqezi do ta veshin, Kristal Abazaj dhe Enis Gavazaj dy pru- rje nga Superliga, gjithashtu risi janë edhe Bujar Lika dhe Prenga. "E ndjek kampionati­n shqiptar, pasi jam trajner i Kombëtares. Abazaj dhe Gavazaj më pëlqejnë, sepse janë lojtarët e duhur për mënyrën tonë të të luaj- turit. Ata janë lojtarë shumë të mirë një kundër një. Po luajnë shumë mirë, prandaj e meritonin një çmim. Duhet parë si do të luajnë me Kombëtaren. Kush bën mirë në kampionat, e grumbulloj. Nuk kam asnjë kompleks në këtë drejtim". Jo të gjithë zgjedhin si preferencë të parë Shqipërinë, rasti i Zhegrovës i ka shërbyer Panuçit për të lëshuar një sinjal të fortë. "Në fillim tha po, pastaj refuzoi. Ata nuk kanë bythë të bëjnë zgjedhje. Pyesin familjarët, më pas vendosin. Kam djem dhe lojtarë të shkëlqyer dhe nëse mua më thonë ' jo', ata nuk vijnë më në Kombëtare. Nuk më duhen lojtarë, të cilët nuk kanë bo. e të luajnë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania