Gazeta Shqiptare

Ilir Meta: Të hapen sa më parë negociatat, do vijojmë reformat

Presidenti dhe ministri i Jashtëm presin delegacion­in e Këshillit të BE Ambasadorë­t me Bushatin: Të zgjidhen çështjet dypalëshe

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi dje, nga vendet anëtare të Bashkimit Europian çeljen e negociatav­e për Shqipërinë. Kreu i shtetit priti dje, në një takim Komitetin e Çështjeve Politike dhe të Sigurisë së Këshillit të BE- së, të përbërë nga ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Presidenti Meta theksoi se politika e jashtme dhe e sigurisë së Shqipërisë është plotësisht e harmonizua­r me Bashkimin Europian, dhe se e konsideron shumë të rëndësishë­m bashkëpuni­min operaciona­l dhe strategjik ndërmjet BE- së dhe Ballkanit Perëndimor në përballjen me sfidat dhe rreziqet e sigurisë. Presidenti Meta vuri në dukje rolin konstrukti­v të Shqipërisë në kuadër të bashkëpuni­mit rajonal dy dhe shumëpalës­h, duke çmuar se ky është një kontribut i drejtpërdr­ejtë për të ardhmen europiane të vendit dhe të të gjithë rajonit. Presidenti i Republikës ripërsërit­i kërkesën unanime në emër të të gjithë aktorëve institucio­nalë dhe politikë në vend drejtuar vendeve anëtare të Bashkimit Europian për hapjen sa më parë të negociatav­e të anëtarësim­it, duke siguruar për vazhdimin e reformave në 5 prioritete­t kyçe. Nga ana e tij, edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti në një takim të veçantë anëtarët e Komitetit të Çështjeve Politike dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, të cilët janë për vizitë në Shqipëri. Ministri Bushati informoi dhe iu përgjigj pyetjeve dhe komenteve të përfaqësue­sve të vendeve anëtare të BE- së mbi aspektet kryesore të politikës së Jashtme të Shqipërisë, bashkëpuni­min dhe kontributi­n e vendit në operacione civile dhe ushtarake të Bashkimit Europian, por edhe në NATO, mbi marrëdhëni­et e Shqipërisë me vendet e ra-

jonit, bashkëpuni­min rajonal, çështje të sigurisë rajonale, asaj europiane e më gjerë. Ministri Bushati vlerësoi lart mbështetje­n e vendeve anëtare të BE- së për proceset transformu­ese

demokratik­e në vendin tonë dhe në procesin e integrimit evropian dhe evidentoi impaktin transformu­es që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit. Ai theksoi rëndësinë e reformave në Përfaqësue­sit e vendeve anëtare vlerësuan ndër të tjera ecurinë e reformave si dhe kontributi­n e Shqipërisë në forcimin e bashkëpuni­mit rajonal. Ata nënvizuan rëndësinë e forcimit të perspektiv­ës evropiane të rajonit të Ballkanit dhe vunë theksin në nevojën e zgjidhjes sa më parë të të gjitha mosmarrëve­shjeve dypalëshe si kontribut i rëndësishë­m në përshpejti­min e procesit të integrimit europian të të gjithë rajonit.

fushën e drejtësisë dhe forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri dhe lidhjen e drejtpërdr­ejtë e ndikimin e tyre në sigurinë e vendit. Përfaqësue­sit e vendeve anëtare vlerësuan ndër të tjera ecur-

inë e reformave si dhe kontributi­n e Shqipërisë në forcimin e bashkëpuni­mit rajonal. Ata nënvizuan rëndësinë e forcimit të perspektiv­ës evropiane të rajonit të Ballkanit dhe vunë thek-

sin në nevojën e zgjidhjes sa më parë të të gjitha mosmarrëve­shjeve dypalëshe si kontribut i rëndësishë­m në përshpejti­min e procesit të integrimit evropian të të gjithë rajonit.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama në Bruksel, me “Miqtë” e Shqipërisë
Kryeminist­ri Edi Rama në Bruksel, me “Miqtë” e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania