Gazeta Shqiptare

Majko: Diaspora nuk do të trajtohet më si faktor i jashtëm nga shteti

-

"Me projektlig­jin ' Për diasporën', shteti shqiptar do të shkëputet nga marrëdhëni­et formale të trajtimit të diasporës si një faktor i jashtëm", tha dje, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Gjatë prezantimi­t të projektlig­jit "Për diasporën", në Komisionin për Politikën e Jashtme, Majko e cilësoi projektlig­jin "një moment evolutiv". Përpara fillimit të mbledhjes, kryetarja e komisionit, Mimi Kodheli tha se, "ligji vjen si një garanci e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëv­e që jetojnë jashtë vendit, për promovimin e pjesëmarrj­es së tyre më aktive në jetën e vendit të origjinës. Në fjalën e tij, ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha se, "Ky ligj kuadër përfshin të gjitha problemati­kat dhe institucio­net e interesuar­a që mbulojnë këtë fushë marrëdhëni­esh nga ana e politikës shtetërore". Në këtë kontekst, Majko u shpreh se ligji mbështetet në kërkesat imediate për implementi­min e plotë të dispozitav­e kushtetues­e për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëv­e që jetojnë jashtë kufijve". Gjithashtu, sipas tij, "projektlig­ji është në harmoni dhe në frymën e standardev­e ndërkombët­are të konsolidua­r në një sërë aktesh, të tillë si, Karta e OKB- së, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Konventa Ndërkombët­are për të Drejtat Civile dhe Politike. Në raport me legjislaci­onin e zakonshëm, sipas ministrit, projektlig­ji nuk krijon përplasje, pasi legjislaci­oni aktual ndjek të njëjtën frymë, por, në të njëjtën kohë, ky legjislaci­on dëshmon pamjaftues­hmërinë për adresimin e plotë të nevojave të diasporës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania