Gazeta Shqiptare

Rama: Basha nuk e mbajti fjalën, do lobonim bashkë për negociatat

Kryeminist­ri flet nga Brukseli: Serbia nuk hyn në BE para Shqipërisë "Mungesa e opozitës në këtë proces, për të ardhur keq"

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi që pati afro një vit më parë me kreun e opozitës Lulzim Basha. Në një intervistë për RTSH gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Rama tha se Basha i kishte premtuar se do të ishin së bashku për të lobuar në çeljen e negociatav­e mes Shqipërisë dhe BE. Por, tha ai, zoti Basha nuk e mbajti premtimin e tij ndërsa opozita po pengon ecurinë e këtij procesi për çeljen e negociatav­e mes Shqipërisë dhe BE gjatë presidencë­s së Bullgarisë. "Nuk po kërkojmë një favor, nuk po kërkojmë një dhuratë, nuk po kërkojmë një shprehje tjetër, përveçse afirmimit të asaj që meritojmë, hapjen e negociatav­e"- tha kryeminist­ri Rama për RTSH pas takimit me grupin "Miqtë e Shqipërisë" në Bruksel, me të cilët këmbënguli në mbështetje­n e Shqipërisë për çeljen e bisedimeve me BE. "Shpresojmë dhe besojmë që Komisioni të jetë i drejtë me Shqipërinë dhe të bëj një rekomandim të qartë dhe pastaj sigurisht mbetet beteja diplomatik­e për të bindur çdo vend anëtar dhe për të bërë çmos që problemati­ka të ndryshme, brenda vendeve të mos kthehen në një arsye që të penalizohe­t Shqipëria"- tha ai. Për kryeminist­rin shqiptar "Tanimë janë rezultatet që kanë filluar të flasin për reformën në drejtësi. 17 pesha të rënda të sistemit janë tërhequr vetë, nuk kanë shkuar në procesin e vetingut. Dëgjesat, në dijeninë time, fillojnë këtë javë dhe të tjerë do të përballen me procesin e vetingut". Për zotin Rama "pastrimi i sistemit ka nisur". Lidhur me praninë në Bruksel të opozitës Rama tha se "Do të kishte qenë vërtetë e mrekullues­hme që të ishim këtu së bashku me kryetarin e opozitës sikundër e patëm biseduar në mbrëmjen e gjatë të 17 majit, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe do të na duhet që boshllëkun e madh që ka krijuar opozita dhe posaçërish­t PD në këtë proces, ta mbushim me forcat tona",tha me ironi ai. "Nuk dua të bëj komente për opozitën. Opozita zgjedh dhe vendos atë që sheh më të arsyeshme. Populli sheh dhe gjykon, përfshirë dhe votuesit e opozitës, por dua të them që mungesa e opozitës në këtë proces apo disa deklarata të llojit "më ka çuar nana me la gojën", janë vërtetë për të ardhur keq"- tha zoti Rama.

SERBIA

Ndërkohë, në një intervistë për POLITICO, kryeminist­ri Rama tha se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Europian përpara Shqipërisë megjithëse Beogradi është caktuar në pararojë të garës për anëtarësim. "Ne besojmë fort se raporti i Komisionit do të jetë pozitiv,"- i tha PO- LITICO- s Rama, gjatë një vizite në Bruksel për të shtyrë përpara çështjen e vendit të tij. "Për Këshillin, kjo është një luftë deri në sekondën e fundit, sepse na duhet t'i bindim të gjithë se ka vetëm një gjë të drejtë për të bërë." "Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE- së përpara Shqipërisë. Kjo është diçka që e dimë me siguri," tha ai. "Serbia duhet të kalojë nëpërmjet procesit të "Duke qenë se mbrojtja dhe siguria është shumë e rëndësishm­e, Europa ka nevojë për Ballkanin. Kjo është më se e qartë. Kriza e fundit e refugjatëv­e e ka treguar këtë hapur. Korridori i Ballkanit ishte themelor. Imagjinoni sikur vendet e Ballkanit nuk janë një kënd lojërash të Europës, por i përkasin të tjerëve, të kujtdo qofshin",- tha Rama.

dhimbshëm të njohjes së Kosovës apo të paktën ( të zgjidhë) problemin e Kosovës" - tha Rama. "Besoj fort se duhet të ndodhë ndonjë magji, që nuk do të ndodhë, në mënyrë që ata të hyjnë në BE përpara nesh." "Ne kemi bërë pikërisht atë që na është kërkuar kështu që, ky proces duhet të jetë i drejtë dhe i parashikue­shëm dhe duhet të bazohet në merita",- tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania