Gazeta Shqiptare

Thirrja e Ruçit: Të europianiz­ojmë Ballkanin, për integrimin e 3 vendeve

Prishtinë, mblidhen kryetarët e parlamente­ve të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë

-

Kryetari

i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi mori pjesë dje, në Forumin e Kryetarëve të Parlamente­ve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë i organizuar në Prishtinë. Në këtë forum, krahas Kryetarit të Parlamenti­t të Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryetarit të Parlamenti­t të Maqedonisë, Talat Xhaferri, merrnin pjesë edhe Ali Aliu, gjuhëtar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni dhe në Shqipëri dhe Hilmi Jashari, Avokati i Popullit në Kosovë. Ruçi i bëri thirrje politikës ballkanase që të integrohet në Bashkimin Europian duke europianiz­uar Ballkanin dhe jo duke ballkanizu­ar Evropën. Kryetari i Kuvendit të Sh- qipërisë dënoi aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës në seancën e diskutimit mbi ratifikimi­n e marrëveshj­es së demarkacio­nit me Malin e Zi, duke thënë se dhuna nuk është mjet demokratik dhe ligjor i të shprehurit në Kuvend, në tempullin e demokracis­ë. Lidhur me situatën politike në Maqedoni, Ruçi vlerësoi bashkimin e spektrit politik shqiptar në Maqedoni duke shprehur se duhet të vijoi bashkëpuni­mi për integrimin e mëtejshëm të shtetit maqedonas në Bashkimin Europian dhe në NATO. I pyetur për mbledhjen në Tiranë të faktorit shqiptar në Maqedoni, Ruçi pohoi efektin pozitiv që solli ky takim në bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni drejt objektivav­e të përbashkët­a. Ruçi u ndal edhe në sfidat që hasin të tre vendet duke shtuar se parlamente­t respektive duhet të vijojnë punën e tyre për reformimin e kuadrove ligjore në mënyrë që të tre vendet, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të vijojnë rrugëtimin e tyre për anëtarësim të plotë në strukturat euro- atlantike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania