Gazeta Shqiptare

Bylykbashi: Financimi më i madh i Tahirit, Fino: U ktheve nga Rusia

Hetimi i lobimeve, palët nuk bien dakord, Balla: Prokuroria të pyesë Bashën Shtyhet votimi i rezolutës për Komisionin Zgjedhor

- Valentina Madani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shigjetuar nga sulmet politike, duke e akuzuar për mosveprimi­n e tij për të hetuar kontratat e lobimit të Partisë Demokratik­e. Për Taulant Ballën, KQZ dështoi të verifikojë kontratat e PD- së, dhe i vetmi organ që mund të hetojë është prokuroria. "Ka dyshime se ' çadra' e PD- së u financua për tre muaj nga rusët",- tha Balla. Sipas tij, KQZ dështoi ndaj prokuroria duhet të pyesë urgjent Bashën për lobimin rus. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dështuar të bëjë hetim për këto financime. Prokuroria duhet të veprojë menjëherë me Lulzim Bashën, sepse është firma e tij, e jo të fshihet pas Ristanit. Së shpejti do të kemi ndryshime ligjore për transparen­cën e financimev­e të partive. Ka dyshime se edhe ' çadra' tre mujore e PD u financua nga të njëjtat burime",- deklaroi z. Balla. Debat për veprimtari­në e KQZ- së pati dje edhe në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutua rezoluta e Kuvendit për këtë institucio­n. PS kërkon që KQZ të hetojë kontratat, ndërsa PD deklaroi se KQZ duhet të ketë prioritet trajtimin e shitblerje­s së votës. Socialisti Alket Hyseni deklaroi: "KQZ duhet të thellojë verifikimi­n e kontratave të huaja, për sa kohë nga agjenci të huaja me funksion verifikimi janë bërë publike kontrata të reja të cilat nuk janë hetuar më parë nga KQZ". Ndërsa demokrati Oerd Bylykbashi reagoi duke thënë se "Prioriteti numër një i OSBE- ODIHR- it është shitblerja e votës. Ky fenomen duhet vendosur në krye të detyrave që ne i vendosim KQZ. Kompania ruse e naftës Gunvor ka derë të hapur për qeverinë, pyesni Ramën dhe Gjiknurin. Nuk ka deklarim financiar më të madh se ai i Habilajve për ish- ministrin e Brendshëm", deklaroi deputeti i PD- së, Bylykbashi. Por socialisti Bash- kim Fino ironizoi: "Lëri këto, sa u ktheve nga Rusia...". Rezoluta për detyrat e KQZ- së nuk u miratua pasi PS dhe PD u angazhuan të gjejnë një variant konsensual. Dy ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportin financiar të Partisë Demokratik­e për vitin 2017, ku detajohen në zëra të ardhurat dhe shpenzimet e forcës kryesore në opozitë për aktivitet normale dhe ato elektoral.

 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania