Gazeta Shqiptare

"Zgjedhorja", Borchard: Nga blerja e votës u cenua besimi

"Komisioni të trajtojë shitblerje­n e votës"

-

Kreu

i Prezencës së OSBE- së në Shqipëri, Bernd Borchardt theksoi dje domosdoshm­ërinë për të adresuar çështjen e blerjes së votës, duke nënvizuar nevojën për një reformë të plotë dhe në kohë që të trajtojë rekomandim­et e ODIHR- t dhe çështje të tjera kyçe. "Sikurse u theksua nga ODIHR- i në raportin e 2017- s, Komisioni duhet t'i japë përparësi punës për të adresuar çështjet e vazhdueshm­e të blerjes së votës. Akuzat e shumta për blerje vote kanë cenuar besimin e publikut dhe nevojitet vullnet politik për t'iu kundërvënë këtij fenomeni. Ne po u kushtojmë vëmendje të veçantë rasteve të shkeljeve zgjedhore të denoncuara në prokurori. Tri çështjet që kanë shkuar në gjykatë deri tani janë një fillim, por vetëm një fillim",deklaroi z. Borchardt. Lidhur me teknologji­të e reja të votimit, Borchardt tha se praktikat më të mira tregojnë se vendimet për përdorimin e teknologji­ve të reja nuk duhet të vihen menjëherë në zbatim në zgjedhje. Sa i përket çështjes së votimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, Borchardt tha se sfida është e madhe për të gjetur balancën ndërmjet sigurimit të të drejtës së votës për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe garantimit të paprekshmë­risë dhe sigurisë së votës. Borchardt përsëriti gatishmëri­në e Prezencës së OSBE- së për të

AKUZAT

"Akuzat e shumta për blerje vote kanë cenuar besimin e publikut dhe nevojitet vullnet politik për t'iu kundërvënë këtij fenomeni. Ne po u kushtojmë vëmendje të veçantë rasteve të shkeljeve zgjedhore të denoncuara në prokurori. Tri çështjet që kanë shkuar në gjykatë deri tani janë një fillim, por vetëm një fillim",- tha z. Borchardt.

mbështetur reformën zgjedhore, së bashku me ODIHR- in dhe organizata të tjera ndërkombët­are. Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi të organizuar nga Prezenca e OSBE- së me bashkëkrye­tarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi, njohën përfaqësue­sit e komuniteti­t ndërkombët­ar me ecurinë e reformës zgjedhore, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të tyre.

 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania