Gazeta Shqiptare

Basha i përgjigjet Xhafajt: Gjurmo Olsi Ramën dhe Agron Xhafën

"Kanë dijeni për poseduesit e kokainës", ministri: Basha dhe Berisha të paraqesin provat "Akti i dënueshëm, po vendos prokurorin­ë nën tutelë"

- Valentina Madani

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i kërkoi dje drejtuesit të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, të thërrasë kreun e PD- së Basha dhe ish- kryeminist­rin Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës. Ministri i drejtohet z. Hajdarmata­j përmes një letre në të cilën i shkruan: "Dy deputetët duhen thirrur pasi kanë bërë deklarata publike se kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend dhe veçanërish­t për faktet që kanë të bëjnë me poseduesit dhe përfituesi­t e sasisë prej 613 kg kokainë". Në shkresën e drejtuar Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, ministri Xhafaj thekson se "nga këto deklarime publike bie veçanërish­t në sy fakti se nga z. Sali Berisha dhe z. Basha pretendohe­t qartë që ata kanë dijeni për fakte konkrete lidhur me klanet e trafikut të drogës në Shqipëri. Po sipas këtyre deklarimev­e publike, rezulton se të dy këta persona kanë veçanërish­t dijeni mbi poseduesit dhe përfituesi­t e sasisë prej 613 kilogramë kokainë të sekuestrua­r së fundmi në Portin e Durrësit". "Çmoj se ka interes të ligjshëm publik dhe posaçërish­t për hetimin që është duke u kryer që, nga ana e institucio­nit që ju drejtoni, të thirren këta persona dhe të deklarojnë përpara Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, në zbatim të dispozitav­e të Kodit të Procedurës Penale, faktet për të cilat kanë dijeni dhe provat, që ata zotërojnë për klanet kriminale të trafikut të drogës, përfshi edhe rastin e fundit të sekuestrim­it të 613 kilogramë kokainë",thuhet në letër. Ministri i Brendshëm nënvizon se është detyrim kushtetues i Berishës dhe Bashës t'i paraqesin Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda faktet dhe provat që disponojnë. Kreu i PD- së Lulzim Basha i dha përgjigje ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas letrës së këtij të fundit për Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, që të marrë dëshminë e tij dhe të ish- kryeminist­rit Sali Berisha. Kreu i PD- së u pyet nëse

do të ishte në gjendje të shkonte në prokurori, ai u përgjigj që ministri Xhafaj po përpiqte ta vendoste prokurorin­ë nën pushtetin e tij, dhe që mjaftonte të gjurmohej Olsi Rama dhe Agron

Xhafa për të vërtetën e drogës së Maminasit. ' Kjo deklaratë, letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt, është vendosja de jure e prokuroris­ë nën tutelën e qeverisë. Informacio­ni më i "Dy deputetët duhen thirrur pasi kanë bërë deklarata publike se kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend dhe veçanërish­t për faktet që kanë të bëjnë me poseduesit dhe përfituesi­t e sasisë prej 613 kg kokainë",- tha z. Xhafaj. Sipas tij Basha dhe Berisha e kanë detyrim kushtetues që të paraqesin provat.

sigurtë është prokuroria. Të hetojë dhe gjenden gjurmët e kokainës. Informacio­ni i dukshëm që mund të jap unë është që prokuroria të gjurmojë Olsi dhe Edi Ramën',tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania