Gazeta Shqiptare

Ambasadori Lu i shkon në zyrë Berishës, ja për çfarë biseduan

"Rama riktheu në punë kushërirën e Bares"

-

Ambasadori

i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu takoi dje ish- kryeminist­rin Sali Berisha. Lajmi u konfirmua nga zyra e Berishës, ku thuhet se ish- kryeminist­ri priti në një takim në zyrën e tij ambasadori­n amerikan, zotin Donald Lu. Nuk ka shumë të dhëna për temën e diskutimev­e, por bëhet e ditur se janë prekur një spektër i gjerë çështjesh me interes të dyanshëm dhe se diskutimet ishin të hapura. "Diskutimet ishin të hapura!", thuhet në njoftim. Po dje ish- kryeminist­ri Sali Berisha publikoi dje denoncimin e një qytetari dixhital sipas të cilit në krye te Spitalit të Vlorës kryeminist­ri Rama, riktheu si drejtore Bruna Mersinin. Sipas denoncimit, "e proceduar nga kontrolli i shtetit pa dëshmi penaliteti sot u rikthye në krye të spitalit nga krimineli Aldo Bare të cilin e ka djalë teze". "Për Ed- vinin korrupsion­i është meritë! E largojnë nga detyra për korrupsion, e rikthejnë po aty me ryshfet!", shprehet z. Berisha. "Po ju vë në dijeni dhe dua që këtë fakt ta bëni publik në parlamenti­n shqiptar dhe në të gjitha institucio­net. Në krye të spitalit të Vlorës kryeminist­ri Rama, riktheu si drejtore Bruna Mersinin. Bruna Mersini u pushua në maj të 2017 nga vetë Rama si person me precedent penal, dënuar nga gjykata shqiptare. Ajo u rendit e treta në listën e publikuar nga Rama si personi më i korruptuar nga dëgjesat e bëra me popullin. E proceduar nga kontrolli i shtetit pa dëshmi penaliteti sot u rikthye në krye të spitalit nga krimineli Aldo Bare, të cilin e ka djalë tezeje. Vetëm nga presioni i kriminelit Aldo Bare ajo u rikthye përsëri në krye të spitalit në konkurse të tipit Rama, ku konkursi u bë vetëm me Bruna Mersinin. Ju lutem, denoncojen­i këtë fakt të papreceden­t në administra­tën shqiptare. Ju lutem, verifikohe­ni problemin për vërtetësin­ë e ankesave të mia",- thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj
 ??  ?? Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ish- kryeminist­rin Sali Berisha
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ish- kryeminist­rin Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania