Gazeta Shqiptare

Ja si do shpërndahe­n fondet e bujqësisë

Subvencion­i i qeverisë, 626 milionë lekë për serra Prioritet ullinjtë, lajthitë dhe shegët

- Ornela Manjani

Shteti shqiptar do të shpërndajë 2.56 mil iardë lekë në grante për të mbështetur bujqësinë dhe zhvillimin rural. Skema e re përfshin mundësi financimi që nga mbjelljet e reja e deri tek investimet në serra, teknikat e ujitjes, shtimin e kafshëve, blerjen e makinerive e deri tek hapja e dyqaneve për të tregtuar produkte vendi. Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një "skemë" dhe fondet për secilën pikë të saj do të jenë të kufizuara, në mënyrë që fermerët të diversifik­ojnë produktin dhe investimet në bazë të nevojave të vendit. Në këtë rast, aplikimi për një nga skemat që ka fondin më të madh, i jep fermerit shansin më të lartë për të përfituar.

VENDIMI

Sipas vendimit të ministrit të Bujqësisë, i cili është botuar dje në Fletoren Zyrtare, pjesa më e madhe nga fondi i programit do të shkojë për ndërtimin e serrave diellore për kultivimin e domates, kastraveci­t dhe specit. Për këtë zë, qeveria ka vendosur të financojë plot 626.4 milionë lekë. Një vlerë të madhe financimi do të jepet edhe për krerët e lindur të matrikullu­ar në fermat me mbi 100 dele/ dhi ose mbi 20 lopë. Për këtë zë, nga programi do të jepen 243.6 milionë lekë. Një pjesë të madhe të buxhetit e zë, gjithashtu, ndërtimi i thertoreve, si dhe mbështetja për pikat e grumbullim­it dhe fermerëve që blejnë fidanë. Sa i takon kulturave bujqësore, pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për mbjelljen e ullinjve me fidanë autoktonë dhe për mbjelljen e lajthisë dhe shegës, si dhe vreshtave.

KRITERET

Sipas vendimit mësohet se aplikuesit duhet të jenë shtetas shqiptarë ose kompani me bashkëpron­ësi, njëri nga të cilët të jetë shqiptar. Përfitues sipas masave mbështetës­e mund të jenë fermerë individual­ë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB, OMP ose OJF. Fermerët individual­ë duhet të jenë të pajisur me NIPT- in e fermerit. Ndërsa SHBB- të, OMP- të dhe personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/ NUIS. Duhet Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një "skemë" dhe fondet për secilën pikë të saj do të jenë të kufizuara, në mënyrë që fermerët të diversifik­ojnë produktin dhe investimet në bazë të nevojave të vendit. Në këtë rast, aplikimi për një nga skemat që ka fondin më të madh, i jep fermerit shansin më të lartë për të përfituar.

të dorëzohet ekstrakti i regjistrim­it në QKB dhe mbështetja financiare për masat mbështetës­e të jetë sipas hartës bujqësore dhe përcaktime­ve në

këtë udhëzim. Gazeta Shqiptare publikon të plotë shpenzimet e detajuara me fondin e planifikua­r, së bashku me pikën përkatëse të skemës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania