Gazeta Shqiptare

Përfundon në gjykatë ish- deputeti i Vlorës, prokuroria: Nuk tregoi për arrestimin në Itali

Shkëlqim Selami nën akuzë për falsifikim vulash e dokumentes­h

-

Prokuroria

e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish- deputetin e Vlorës Shkëlqim Selami, të cilin e akuzon për falsifikim vulash e dokumentes­h. Sipas organit të akuzës, Selami ka mashtruar me formularin e vetëdeklar­imit, ku nuk pasqyroi arrestimin e tij në Itali. Kuvendi i Shqipërisë më datë 17.12.2015 ka miratuar ligjin me nr. 138 "Për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike". Në zbatim të ligjit të sipërcitua­r, i pandehuri, në cilësinë e deputetit të Republikës së Shqipërisë, ka qenë i detyruar të plotësojë "Formularin e vetëdeklar­imit" me anë të të cilit duhet të deklaronte ekzistencë­n ose jo të shkaqeve për të kandiduar, për të mos u zgjedhur, ose emëruar. Sipas prokuroris­ë nga këqyr- ja e formularit të vetëdeklar­imit të të pandehurit, vihet re se ky shtetas i është përgjigjur me "JO" pyetjes nëse është caktuar ndaj tij ndonjëherë ndonjë masë shtrëngues­e e sigurisë personale në fuqi, ose jo. Ndërkohë organi i akuzës thekson se referuar dokumentac­ionit të administru­ar në përgjigje të letërporos­isë së autoritete­ve

AKUZA

Sipas organit të akuzës, Shkëlqim Selami ka mashtruar me formularin e vetëdeklar­imit, ku nuk pasqyroi arrestimin e tij në Itali. Ish- deputeti ka rënë në pranga në vitin 2006 në ekzekutim të masës së sigurimit "arrest me burg", lëshuar nga Gjykata e Brindisit. 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në datë 07.02.2007 Gjykata e Brindisit ka dhënë vendimin për shuarjen e veprës penale për arsye parashkrim­i. Në këto kushte, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të të pandehurit Shkëlqim Selami, i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim­i i vulave, stampave dhe formularëv­e". italiane të drejtësisë, rezulton e provuar se i pandehuri Shkëlqim Selami është arrestuar në vitin 2006 në ekzekutim të masës së sigurimit "arrest me burg", lëshuar nga Gjykata e Brindisit në vitin 1994, për veprën penale të "Pjesëmarrj­es në organizatë kriminale me qëllim emigracion­in klandestin". Në datë

 ??  ?? Shkëlqim Selami, ish- deputeti i Vlorës
Shkëlqim Selami, ish- deputeti i Vlorës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania