Gazeta Shqiptare

Kokainë në Kolumbi, nis sekuestrim­i i pronave të biznesmeni­t

Pallati i ndërtuar nga 53- vjeçari, banorët: Apartament­et janë blerë me kontrata të rregullta Prokuroria: Luan Spahiu i përfitoi paratë nga trafiku i drogës

-

Biznesmeni Luan Spa hiu, i cili dyshohet se ka përfituar pasuri nga trafiku i kokainës, po përballet me sekuestrim­in e pasurisë. Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe të Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë paraqitur ditën e djeshme në pallatin e ndërtuar nga Luan Spahiu, në rrugën "Marko Boçari" në Tiranë. Pas hetimit të Prokuroris­ë, Gjykata ka pranuar kërkesën për sekuestrim­in e aseteve në vlerë 10 milionë dollarë të Spahiut, pasi ai rezulton i dënuar në Gjermani me 5 vite burg për trafik kokaine. 53- vjeçari është dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Organi i akuzës thotë se 53- vjeçari nuk i justifikon pronat dhe për këtë arsye ka nisur edhe një hetim pasuror. Por oficerët e policisë hasën në kundërshti­min e banorëve, të cilët pretendojn­ë se i kanë blerë apartament­et me kon- trata të rregullta nga ndërtuesi. Sakaq paratë e fituara nga kjo linjë e trafikut të kokainës, dyshohet se Spahiu i kishte investuar në kompaninë e ndërtimit "Pinari" në Tiranë, si dhe në disa troje ndërtimi dhe sipërfaqe toke në Selitë dhe në rrugën "Naim Frashëri". Mësohet se në 21 prill 2004 Spahiu ka themeluar kompaninë e ndërtimit "Pinari Shpk", ndërsa në datën 26 gusht 2010 Spahiu ka vendosur të largohet nga kjo kompani dhe t'i shesë biznesin e ndërtimit një shtetase të huaj, të quajtur Sandra Patricia Marquez Neira, nga Bogota e Kolumbisë. Ndërkohë që në 14 gusht 2012, kjo kompani ka ndryshuar statusin ekonomik, duke e pezulluar aktiviteti­n. Pas hetimit të Prokuroris­ë, Gjykata vendosi që 32 apartament­e me sipërfaqe 3400 m2 të sekues- trohen. Sekuestro u vendos edhe mbi tri njësi tregtare në të njëjtin kompleks, me sipërfaqe 230 m2. Po ashtu një vilë tri katëshe në rrugën "Hoxha Tahsim", me sipërfaqe 340 m2, si dhe disa garazhe u sekuestrua­n. Gjykata vendosi të njëjtën masë për dy sipërfaqe trojesh në rrugën "Naim Frashëri" dhe në Selitë, përkatësis­ht 5600 metra dhe 18 mijë m2, si dhe tri automjete të shtrenjta.

 ??  ?? Pallati i ndërtuar nga biznesmeni Luan Spahiu
Pallati i ndërtuar nga biznesmeni Luan Spahiu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania