Gazeta Shqiptare

I arrestuari për vrasje "kyç" gojën, ja si e ndoqi biznesmeni­n Elsi Kosiqi deri në Maqedoni

Pak ditë para ngjarjes, autori lëvizi me makinën e viktimës

-

DIBËR - Një ditë pas ekzekutimi­t me kallashnik­ov të biznesmeni­t Elsi Kosiqi, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Burime nga policia e Dibrës pohuan se mëngjesin e së hënës, 32vjeçari Kosiqi nga fshati Maqellarë ka shkuar në Dibër të Madhe ku kishte qëndruar me disa shqiptarë dhe një shtetas maqedonas gjatë gjithë ditës, deri në mesnatë. Po atë ditë, në Dibër të Madhe ka qenë dhe autori i krimit, Mahmut Gega. Ndërkaq, mësohet se 24vjeçari nga Shupenza nuk rezulton të ketë kaluar nga pika e Kalimit Kufitar të Bllatës, ndaj ai ka hyrë ilegalisht në Maqedoni. Nisur nga ky fakt, dyshohet që Gega kishte planifikua­r që ta vriste në Dibër të Madhe biznesmeni­n Kosiqi. Ndërkaq, mësohet se disa ditë para ngjarjes, autori i krimit është parë duke lëvizur me makinën tip "Benz" në pronësi të viktimës. Ndërsa, një ditë para vrasjes së babait të tre fëmijëve, Mahmut Gega ka hedhur në profilin e tij "Facebook" foto të automjetit Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01: 30 të së martës në fshatin Maqellarë të Dibrës. Biznesmeni Elsi Kosiqi sapo ishte kthyer nga Maqedonia dhe po mbyllte portën e banesës së tij, kur u qëllua për vdekje me tre plumba në gjoks nga i riu Mahmut Gega, i cili u arrestua në kohë rekord nga policia.

të 32- vjeçarit Elsi Kosiqi. Nuk dihet nëse konflikti mes vrasësit dhe viktimës të ketë nisur për makinën. Policia e Dibrës deklaroi pas vrasjes se ngjarja ka marrë shkas për motive të dobëta. Ndërkaq, ekzekutori Mahmut Gega nuk ka pranuar të flasë gjatë marrjes në pyetje nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01: 30 të së martës në fshatin Maqellarë

të Dibrës. Biznesmeni Elsi Kosiqi sapo ishte kthyer nga Maqedonia dhe po mbyllte portën e banesës së tij, kur u qëllua për vdekje me tre plumba në gjoks nga i riu Mahmut Gega, i cili u arrestua në kohë rekord nga policia. 31- vjeçari që u ekzekutua ishte pronar i një hoteli 5 katesh tek Llixhat në Peshkopi.

 ??  ?? Viktima, Elsi Kosiqi
Viktima, Elsi Kosiqi
 ??  ?? Autori i krimit, Mahmut Gega
Autori i krimit, Mahmut Gega

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania