Gazeta Shqiptare

Itali, shkatërroh­en dy organizata të lidhura me ‘ Camorra’- n e ‘ Ndrangheta’- n

"Zogu i kokainës", ja kush është shqiptari që kërcënoi gazetarin Lirio Abbate Trafik droge dhe armë, karabinier­ët vunë në pranga 16 persona, mes tyre dhe shqiptarë

-

Dy organizata krimi nale të lidhura me "Camorra"- n dhe "Ndraghetan"- n janë shkatërrua­r nga policia italiane. Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa morën pjesë rreth 200 karabinier­ë të komandës provincial­e të Romës në bashkëpuni­m me të Napolit, me helikopter­ë dhe qen antidrogë për ekzekutimi­n e urdhrave të arrestit për 19 persona, mes tyre një grua dhe disa shqiptarë. Ndërkohë, mediat italiane bënë me dije se për 16 prej tyre është dhënë masa e arrestit me burg, ndërsa për 3 arrest shtëpie. Mësohet se operacioni i karabinier­ëve ka marrë shtysë nga prokuroria e Romës, me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias. Akuzat janë për organizatë kriminale me qëllim trafikun e kokainës, në rrethana të rënduara nga përdorimi i armëve. Dy prej të arrestuarv­e iu është shtuar ndër të tjera edhe akuza për lëndime të rënda, të kryera me armë zjarri dhe në mënyrë mafioze. Hetimet e karabinier­ëve në Romë arritën në përfundimi­n se në kryeqyteti­n italian operonin dy organizata kriminale, të dyja të armatosura dhe të përfshira në narkotrafi­k, me bashkëpuni­m të ngushtë me njëra- tjetrën. Mësohet se njëra prej tyre, me karakter mafioz e me ndikim nga "Camorra", e udhëhequr nga vëllezërit Salvatore dhe Geni Esposito, bijtë e Luigi- t, i njohur ndryshe si "Nacchella", ndërsa tjetra me drejtues Vincenzo Polito, që kishte lidhje me eksponentë të ' Ndrangheta­s' në provincën e Reggio Calabria, familjet Filippone dhe Gallico. Mes urdhër- arresteve të lëshuara është edhe një për shqiptarin e njohur për lidhjet e tij mafioze, Arben Zogu, i cili sipas mediave italiane ka qenë më herët i arrestuar për trafik kokaine. Operacioni i autoritete­ve italiane vazhdon dhe në total janë lëshuar 44 urdhër- arreste.

KUSH ËSHTË ARBEN ZOGU

Në një operacion tjetër në vitin 2015, Arben Zogu i njohur ndryshe dhe si: Rikardino, "Ricky", ose l'albanese ( shqiptari) ishte mes nëntë të arrestuarv­e. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishte aktiviteti kryesor i shqiptarit dhe drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Po ashtu në vitin 2013, ish- krahu i djathtë i bosit italian të ' Camorrës', i ka dërguar një mesazh kërcënues gazetarit të njohur italian, Lirio Abbate. Ai e paralajmër­onte të kishte kujdes kur shkruante artikuj, ku përmendte shefin e tij, sepse "ka njerëz që qëllojnë". Hetimi, i koordinuar nga prokurorët në Romë, vuri në dukje se grupi ishte

përbërje e ' Camorrës' dhe më saktë klanit kazalezi.

Dega e udhëhequr nga Arben Zogu shtrihej në zonën Capitoline, ku kishte fituar respektin e krerëve mafiozë atje. Marrëveshj­a kryesore ishte shitja e drogës në Romë, siç u shfaq edhe në hetim. Hetuesit kanë zbuluar një dërgesë prej 20 kg kokainë nga Spanja, një operacion që u ndoq nga trafikanti i drogës Elis Pas arrestimit të Sensen vjen paralajmër­imi për rrezik, pasi asokohe Zogu ishte ende i lirë. Rikardino, i cili vepronte në zonën e Urës Milvian, kishte udhëzuar njerëzit e tij, "njerëzit që qëllojnë" për të vrarë gazetarin e pavarur, Lirio Abbate. Aq i besuar dhe pushtet kishte Zogu, saqë kur dikush në Triassi apo Ostia donte të kuptonte se kush është autor i një sulmi, duhet t'i drejtohej Rikardinos dhe Micheles.

Çoku ( Santa Lusia) si furnizues, truproja Petrit Bardhi ( Titi), Elvis Demçe ( Çezari), i arrestuar kohët e fundit si nxitës i vrasjes së Federico De Meo dhe Hektor Ibrahimi, ( Pluto). Gazetari i pavarur thelloi artikujt dhe në shkrimin e 13 dhjetorit 2013 publikoi në "L'Espreso" një hartë të përditësua­r me emrat dhe mbiemrat e njerëzve me ndikim në botën e krimit, duke u përqendrua­r në

personazhe­t "Far- west", ku një prej katër mbretërve të Romës ishte Michael Sense, që ndryshe thirrej si "i çmenduri". Menjëherë pas arrestimit të Sensen vjen paralajmër­imi për rrezik, pasi asokohe Zogu ishte ende i lirë. Rikardino, i cili vepronte në zonën e Urës Milvian, kishte udhëzuar njerëzit e tij, "njerëzit që qëllojnë" për të vrarë gazetarin. Aq i besuar dhe pushtet kishte Zogu, saqë kur dikush në Triassi apo Ostia donte të kuptonte se kush është autor i një sulmi, duhet t'i drejtohej Rikardinos dhe Micheles. Ata kishin ngritur një monopol në menaxhimin e dhunshëm të videopoker­it dhe basteve. Nga hetimi doli sesi në vendbanimi­n Aciliaklan­i, klani i kazalezëve kishte arritur të siguronte monopolin e instalimit të dhunshëm, shpërndarj­en dhe dhënien me qira të slot- makinave, bastet dhe lojërat. Njerëzit që menaxhonin biznesin e videopoker­it përdornin tre shqiptarët për të imponuar instalimin e makinetave. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionati­n italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhe­tarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin "autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit". Kur pronari i një pike lojërash refuzonte instalimin e makinetave, atëherë treshja e shqiptarëv­e hynte në veprim. Nga përgjimet dalin frazat "Oriali është një makinë lufte".

 ??  ?? Operacioni i djeshëm në Itali
Operacioni i djeshëm në Itali
 ??  ??
 ??  ?? Ish- boksieri, Orial Kolaj
Ish- boksieri, Orial Kolaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania