Gazeta Shqiptare

I burgosuri që tentoi të grabiste bankën "prodhon" thika në qeli

-

FIER - Edhe pse vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Fierit, për tentativën e vjedhjes së një banke në Tiranë, vazhdon të kryejë vepra të tjera penale në qeli. Nazmi Çaka, 22 vjeç nga Durrësi, është pikasur me sende të dyshimta në qeli, ndërsa nga kontrolli i janë gjetur armë të ftohta që dyshohet se i ka prodhuar vetë. Mësohet se mbrëmjen e 15 marsit, pas një kontrolli të ushtruar në qelinë e Çakës, grupi i gatshëm ka konstatuar në dysheme një tigan të deformuar, ku një pjesë anësore i mungonte. Ndërsa në zgarën e dritares së dhomës është gjetur pjesa që i mungonte tiganit. Mësohet se me këtë pjesë tigani ishte përshtatur një thikë, mjet prerës me gjatësi totale 14 cm. Thika e krijuar ishte mbështjell­ë me leckë ngjyrë blu në formë doreze dhe dyshohet se mund të përdorej nga 22vjeçari gjatë ndonjë konflikti të mundshëm. Veç thikës së improvizua­r, në qeli është gjetur edhe një unazë e krijuar me pjesë tjetër të tiganit që dyshohet se mund të përdorej për të sulmuar me grusht. Por, gardianët e burgut dhe oficerët e policisë gjyqësore që kanë këqyrur vendin e ngjarjes nuk kanë arritur dot të gjejnë mjetet, me të cilat është prerë tigani dhe me të cilat i është dhënë forma dhe mprehtësia thikës e unazës së improvizua­r. Vetë Çaka nuk ka qenë bashkëpunu­es dhe nuk ka treguar se si i kishte krijuar armët e ftohta. I riu është proceduar për veprën penale "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucio­nin e ekzekutimi­t të vendimeve me burgim". Më 5 mars të vitit të kaluar, Nazmi Çaka u akuzua se tentoi të grabisë një bankë në kryeqytet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania