Gazeta Shqiptare

Teatri i ri, artistët: Xhungël urbane

Aktorët e njohur kundër 6 kullave: Të mos bëhet me PPP, ka para që ta ndërtojë shteti Robert Ndrenika: Jo partnerite­t me privatin. Liçaj: Silluni si të majtë!

-

Projekti i arkitektit dan ez Bjarke Ingels për Teatrin e ri Kombëtar, që u prezantua nga kryeminist­ri Rama, ka hasur në kundërshti­met e ashpra të komuniteti­t artistik. Projekti parasheh një godinë tri katesh me biznese brenda, që për t'u ndërtuar do t'i japë sipërmarrë­sve lejen për 6 kulla të larta afër saj. Ndonëse kryeminist­ri tha se teatri nga 3 mijë metra bëhet 9 mijë metra ( tashmë prej 3 kateve), artistët kanë 1 muaj që flasin për 6 mijë metra truall të teatrit, që më projektin e ri, i humb 3 mijë, të cilat duket se do të shërbejnë si ' pagesë' për ndërtimin e një godine me beton e xham. E denjë për shumë qytete të botës, pjesëtarë të komuniteti­t artistik, e gjejnë pa vend.

REAGIMET E ARTISTEVE ROBERT NDRENIKA

Dy prej figurave më të zëshme kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, të cilët e kanë kundërshtu­ar projektin Rama që në gjenezë ishin Robert Ndrenika dhe Bujar Asqeriu.

"Kryesja është se mua më shqetëson shumë ai partnerite­ti me privatin. Unë jam i bindur se shteti nuk e ka problem të ndërtojë një Teatër Kombëtar. Dhe këtë nuk ma heq njeri nga mendja. Shembull kam. Shteti fqinj Maqedonia, që nuk po e respekton Marrëveshj­en e Ohrit, që nuk po i respekton shqiptarët, ama po iu ndërton atyre një teatër. Po e bën vetë, pa partnerite­t publik privat.

Prandaj do iu lutesha shumë kryeminist­rit, zonjës ministre që të heqin dorë nga partnerite­ti privat dhe të gjejnë fonde. Kjo mund të bëhet. Sepse kjo që është këtu, ishte një dyndje, një xhungël urbane. Ajo u duk e bukur se duket si kartolinë, por do të shihni se çdo të bëhet. Pra, unë jam i mendimit, që të shtyhet edhe ca kohë, nëse duhet. Por ama shteti të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar", deklaroi aktori i madh, Robert Ndrenika.

BUJAR ASQERIU

Për sa i përket projektit të prezantuar nga kryeminist­ri Rama, Bujar Asqeriu theksoi se në atë takim artistët u fyen, pasi iu prezantua një projekt pa u konsultuar më parë.

"Shpejtësia me të cilën u paraqit ai projekt, pa asnjë konkurs, më duket se ishte i gabuar. Dhe i gjykuar në këtë sens, është jo vetëm i gabuar, por me shumë gabime brenda. Dhe pa u konsultuar dhe pa marrë mendimin e atyre që ishin të ftuar aty të paktën, është një fyerje shumë e madhe. As i pyeti, as asgjë, punë e tij si e mendon. Teatri ekzistues është i kalbur në të gjitha drejtimet, sepse prej vitesh nuk është hedhur asnjë gjë. Por cila është më e rrezikshmj­a? Më e rrezikshmj­a për mua, në tërë prapavijën e Teatrit, gëlojnë viruse shumë të rrezikshme jo vetëm për aktorët, por edhe për spektatorë­t. Prandaj rikonstruk­sioni i atij teatri duhet të jetë me themel", tha Asqeriu.

ARBEN DERHEMI

Aktori Arben Derhemi ishte njëri prej artistëve që u la jashtë takimit me kryetarin e qeverisë. Më pas, ai sqaroi se ishte "një mbledhje për të diskutuar për projektin e djeshëm. Ne që s'ishim, ne armiqtë e klasës, pati urdhër nga drejtori që nuk na u lejua të hyjmë në godinën e TK. D. m. th. aty ku ne punojmë nuk lejohemi të hyjmë. Një projekt, i cili nuk ka lidhje me klasikun e TK. Me qelq e pamë TK, shiheshin aktorët se si visheshin, se si zhvisheshi­n, do të futen nga poshtë kur t'i zërë shiu. U kënaqëm ne".

ANILA BISHA

Ndonëse kishte mes "Nga se vuajnë aktorët, mos duhet tua shpërndajë qeveria rolet? Mos duhet të ringrejmë Kinostudio­n Shqipëria e re dhe të rihapim punë? Mos duhet që t'u vëmë tapetin e kuq e të vijnë të bëjnë shfaqje, përse? Beteja është komplet pa përmbajtje, siç është pa përmbajtje e gjithë mënyra juaj e degradimit të debatit",- deklaroi Rama në Kuvend.

artistëve që e pëlqyen projektin, ata dolën kundër sjelljes së kryeminist­rit me artistët. "Përmes mediave pamë një shfaqje shumë të shëmtuar të kryeminist­rit, një tallje që ai bëri me të gjithë komuniteti­n tonë dhe një arrogancë të madhe",- u shpreh Anila Bisha.

NERITAN LIÇAJ

Aktori Neritan Liçaj e ka parë "shfaqjen" e Ramës për Teatrin e ri Kombëtar nga televizori.

"Nuk kuptova shumë. Do ishte mirë që ta kisha parë atje, po nuk ka rëndësi. Shumë mirë bënë që s' më thirrën, e panë kolegët e mi e shumë mirë bënë që shkuan në prezantim. Nuk kam asnjë kundërshti­m. Mirë është të tregohen projektet, se deri tani jemi mbajtur pak në mjegull, me deklarata e kundërdekl­arata. Më shumë se sa me projektin dua të merrem pak me këtë filozofinë e tri P- ve që na është kthyer gogol në Shqipëri. Partnerite­ti publik privat, dhe sinqerisht habitem pse duhet të jetë kudo. Nuk jam kundër po pse duhet të jetë kudo? Pse duhen futur qofte në Butrint, pse duhet prishur teatri dhe i duhet dhënë biznesit disa metra? Tek institucio­net kombëtare duhet të jesh ti si shtet, te Stadiumi Kombëtar, te Teatri Kombëtar, te Opera Kombëtare, te Galeria Kombëtare, te Biblioteka Kombëtare. Sepse qeveritarë­t për veten kanë para për udhëtime në klas të parë e më gjerë, por jo për institucio­net. Po pse kur vjen puna të arti e kultura nuk ka lekë, mua kjo më shqetëson".

Duke rivënë theksin te humbja e truallit, Liçaj shtoi se kjo është qeverisje e majtë dhe kryeminist­ri duhet të jetë më pranë qytetarëve jo pranë biznesit siç po bën. Madje bën mirë që rri pranë biznesit, por jo vetëm për biznesin.

KASTRIOT ÇIPI

Ish- drejtori i teatrit Eksperimen­tal, Kastriot Çipi, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ngriti pyetjen se a është plagjiatur­ë e arkitektit danez apo paljaçatë e pushtetit?

Çipi ka shkruar se projekti i Ramës për TK është, në fakt, projekti i studios ukrainase "Forma", fitues i çmimit të tretë ( pra i skualifiku­ar) në konkursin për Operën e Busanit në Korenë e Jugut.

GENC FUGA

Aktori i njohur Genc Fuga prej kohësh është anëtar i Partisë Socialiste. Ai e mori teserën në një nga takimet që transmetoh­eshin drejtpërdr­ejt të kryeminist­rit, jo pa batuta. Kohë më vonë, raporti i tij me PS- në, nuk duket i njëjti. Fuga, ishte një prej zërave kundërshta­rë sa i takon ligjit të ri për artin dhe kalimit të trupës së aktorëve nga godina e TK- së në qendër, tek ambientet e Turbinës. 1 muaj më vonë, ai është kandidat për drejtor i Teatrit Kombëtar, e me gjithë sa më lart, në takimin e ditës së hënë ku artistët qenë thirrur për t'u prezantuar projektin e godinës së re të TK- së, Fuga, nuk u thirr.

I pyetur nëse si formë proteste, artistët do lënë shfaqjet, do bëjnë grevë apo do të mbajnë çfarëdo lloj organizimi tjetër kundërshtu­es ndaj projektit, ai tha se nuk kanë një strategji të qartë.

Më pas, "GSH", këmbënguli të dijë, të ardhmen e raporteve të tij me PS. Pyetjes nëse pas gjithë kësaj që ka ndodhur, a do ta dorëzoje ai teserën e partisë, Fuga iu përgjigj: "Nuk mendoj që është ky diskutimi. Jam futur për një ideal të caktuar. Të mbarojë edhe lufta eidealit, pastaj pse jo. Por të shterojnë të gjitha mjetet e mia personale të luftës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania