Gazeta Shqiptare

Bujar Kapexhiu: Teatri i prezantuar nga Rama? Dyshoj për vlerën e tij funksional­e

-

një intervistë për "Gazetën Shqiptare", sa i takon projektit të qeverisë për Teatrin, artisti i njohur Bujar Kapexhiu thotë se "në tezgën qeveritare të shitjes për ne blerësit artistë, ky produkt nuk preferohet, sepse kjo godinë, me formën e saj moderne, mund të qëndrojë në çdo hapësirë të bulevardit të ri, ku priten të ndërtohen ndërtime moderne, ndërsa në sheshin ku është teatri sot, ajo stonon me konfigurac­ionin e saj dhe nuk lidhet me godinat e tjera që ka rreth e rrotull". - Si ju duket projekti i qeverisë? Projekti i paraqitur nga arkitekti danez, si ide, si fantazi, si një kontakt vizual me të, është interesant e të bën përshtypje. Forma e përgjithsh­me, në zgjatimin e saj është e gjetur bukur, si një papion ku kombinohen saktë volumet dhe hapësirat. Një projekt që mund ta blejë çdo qeveri në botë që ka në planin e saj për të ndërtuar një teatër. Këtu tek ne, në tezgën qeveritare të shitjes për ne blerësit artistë, ky produkt nuk preferohet, sepse kjo godinë, me formën e saj moderne, mund të qëndrojë në çdo hapësirë të bulevardit të ri, ku priten të ndërtohen ndërtime moderne, ndërsa në sheshin ku është teatri sot, ajo stonon me konfigurac­ionin e saj dhe nuk lidhet me godinat e tjera që ka rreth e rrotull, Galerinë e Arteve, Ministrinë e Brendshme, godinën e KLSH- së, bashkinë, hotel "Dajtin" etj. Kjo më mirë do të përforcohe­j nga opinionet profesiona­le të arkitektëv­e e urbanistëv­e. Paraqitja përpara artistëve e këtij projekti, vetëm nga ana e jashtme, e padetajuar nga ana e brendshme funksional­e, bën që të heshtësh e të dyshosh për vlerën e tij funksional­e. Është njëlloj sikur të duash të joshësh dikë duke i thënë se sot do të të kënaq me gatimin tim, duke i treguar vetëm tenxheren me kapak të mbyllur dhe jo atë që është gatuar. Servire në pjatë, vendose mbi tavolinë, me të gjithë aksesorët e ngrënies dhe, pasi klienti ta ketë parë e ta ketë shijuar, atëherë merr guximin e pyete: a ju pëlqeu? Kur klienti thotë ' po, ju lumshin duart!', atëherë të takon ty të thuash ' ju bëftë mirë!'. Në të kundërt, je i dështuar kur dikujt i jep diçka që nuk i pëlqen e ta gëlltisë me pahir. Prandaj në kuzhinën e qeverisë le të përfundojë një gatim me të gjithë ingredient­ët, që t'u shijojë jo vetëm artistëve, por edhe qytetarëve që frekuentoj­në gatimet e kësaj kuzhine.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania