Gazeta Shqiptare

Raporti për Ramizin: "Bakalli, Gjergo, Velo, Oseku dhe Shima, tablo me ndikime të huaja"

Zbulohet informacio­ni sekret i vitit 1973, i Ksenofon Dilos për Ramiz Alinë, lidhur me "ndikimet e huaja moderniste" në radhët e piktorëve dhe skulptorëv­e Hamid Beqja: "Shoku Ramiz, në dosje kemi riprodhime pikturash, t'ia japim edhe shokut Enver"

- Dashnor Kaloçi

Ndër mbledhjet e shumta që u bënë në të gjitha institu cionet kulturore dhe artistike të Tiranës në fillimin e vitit 1973 pas fjalës së Enver Hoxhës e mbajtur më 15 e 16 mars në aparatin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, ku si temë kryesore ishte "Lufta kundër shfaqjeve të huaja e liberale në art e kulturë dhe ndikimi i tyre në të gjithë jetën e vëndit…", edhe në Lidhjen e Shkrimtarë­ve dhe artistëve u mbajtën një sërë mbledhjesh ku u morën në analizë puna e bërë deri në atë kohë dhe detyrat që u dilnin artistëve dhe shkrimtarë­ve në të ardhmen, "nën frymën fjalës së shokut Enver të mbajtur në Pleniumin e IVtë". Një ndër këto mbledhje të mbajtura në muajin maj të atij viti në Lidhjen e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve të Shqipërisë, ishte edhe ajo e sektorit të arteve figurative, ku pas saj, në bazë të rregullave mbi të cilat funksionon­te Lidhja, sekretari përkatës, Ksenofon Dilo, ( Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve për artet figurative), ka përpiluar raport- informacio­nin përkatës për Komitetin Qendror të PPSH- së. Po kështu, një raport- informacio­n tjetër për këtë mbledhje, është mbajtur nga Kujtim Buza, i cili në atë kohë mbante funksionin e sekretarit për artet figurative në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, raport i cili së bashku me atë të Ksenofon Dilos, i janë dërguar Ramiz Alisë, me një shënim që ka bërë aty, Hamit Beqja, ndihmës i Ramiz Alisë, në sektorin e edukimit pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH- së. Ajo që vihet re tek të dy raport- informacio­net në fjalë, është fakti se aty duket që është pasqyruar me "korrektesë dhe vërtetësi" gjithçka është thënë dhe folur nga pjesëmarrë­sit, piktorë, skulptorë, kritikë arti etj., pasi përveç kritikave apo më saktë akuzave që janë bërë ndaj Edison Gjergos, Ali Osekut e Maks Velos, të cilët, siç dihet, përfundon burgjeve të regjimit komunist për vite të tëra, ( këto raporte ishin dhe "lënda e parë" e baza për mbushjen e dosjeve të tyre), autorët e raporteve nuk kanë kursyer as piktorë dhe skulptorë të tjerë, emra mjaft të njohur të arteve figurative si p. sh. Sali Shijaku, Muntaz Dhrami, Guri Madhi, Nexhmedin Zajmit, etj., të cilët jo vetëm që nuk patën probleme më pas, por përkundraz­i ishim mjaft të vlerësuar. Po çfarë thuhet më tej në dy raport- informacio­net e përpiluara nga Ksenofon Dilo dhe Kujtim Buza, kush ishin piktorët dhe skulptorët e tjerë që u kritikuan apo u akuzuan aty për ndikime moderniste dhe shfaqje të huaja në punimet e tyre? Lidhur me këtë na njeh dokumenti në fjalë që publikohet për herë të parë në faqet e këtij libri ( ai i Ksenofon Dilos), të cilin po e japim të plotë dhe pa asnjë shkurtim.

SHENIMI I HAMIT BEQES PER RAMIZ ALINE

Shoku Ramiz. Në dy materialet për artet figurative, ka edhe problem të pasqaruara gjer në fund si dhe…….. ( nuk kuptohet shkrimi) kuptimesh të ndryshme të tyre. Do të kërkojmë që këto trajtime të bëhen më të plota në Pleniumin e Lidhjes për artet figurative.

Në dosje kemi edhe disa riprodhime pikturash e skulpturas­h jo vetëm nga ato që janë kritikuar, por edhe nga ato që janë konsiderua­r me vlera.

Mund të bisedojmë nëse duhet t'ia japim ato edhe shokut Enver. 20. IV. 1973 Hamit Beqja ………………………………. I N F O R M A C I O N MBI LUFTEN KUNDER NDIKIMEVE TE HUAJA NE ARTET FIGURATIVE

Po japim një informacio­n paraprak mbi disa probleme të ndikimeve të huaja në artet figurative, që dolën nga diskutimi në mbledhjen e komisionit pranë Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve. Një informacio­n më të plotë do ta japim pas pleniumit që do të marrë në shqyrtim gjëndjen e arteve figurative në këto vjetët e fundit, e që do të mblidhet nga fundi i muajit prill.

Të nisur nga materialet e fundit të Partisë, fjalimet e shokut Enver, duke vënë theksin në ndikimet e huaja e lëshimet liberale në terrenin e arteve figurative, të gjithë shokët që diskutuan u përpoqën të analizojnë llojet dhe shkaqet e këtyre ndikimeve. Në diskutime u vu në dukej se arti ynë i realizmit socialist, krijoi traditën e tij të shëndoshë në pikturë, skulpturë, e gjini të tjera, me vepra të shumta, vlera solide origjinale kombëtare, partishmër­i të lartë dhe frymë popullore revolucion­are. Prandaj në qoftë se ndalemi në disa çfaqje të huaja në artin tonë, që i dalin majtas apo djathtas rrugës së tij revolucion­are, këtë e bëjmë për të ruajtur tiparet më pozitive dhe frymën e shëndoshë të tij, fizionomin­ë dhe pastërtinë kombëtare.

Ku, dhe si u dukën ndikimet e huaja në artet figurative?

Edhe më parë kemi pasur raste të veçanta veprash me ndikimet të huaja. Ato nuk i kemi ekspozuar dhe kemi ngelur me kaq. Vitet e fundit këto çfaqje ishin të shumta sidomos në ekspozitën e talenteve të reja, në atë me portretin e klasës punëtore, në ekspozitën e 30 vjetorit të Partisë, në ekspozitën e parë të pranverës në Tiranë dhe në ndonjë ekspozitë rrethi ( Durrës, Shkodër), e personale ( Skënder Kamberi, Nestor Jonuzi). Ndikime të huaja janë çfaqur edhe në skenografi­në e teatrove tona, në grafikën e librit ( kopertina dhe ilustrime) në pllakat.

Edhe më përpara ka patur një vazhdë ndikimesh, numerikish­t më të pakta ( në pikturë) sidomos maniera impresioni­ste. ( Këto punë karakteriz­ohen nga një paqartësi e formës realiste, duke dhënë më tepër impresioni­n se sa thellimin dhe analizën e figurave e të ambjentit). Por vitet e fundit në ekspozitat që përmëndëm, ndikimet u dukën më të shumllojsh­me.

Në disa raste si në ekspozitën e pranverës dhe në disa rrethe është vënë re një tematikë e

Së shpejti libri më i ri, "Shkrimtarë­t dhe artistët nën diktatin komunist", i gazetarit dhe studiuesit të njohur, Dashnor Kaloçi

 ??  ?? Dashnor Kaloçi me piktorin Ali Oseku
Dashnor Kaloçi me piktorin Ali Oseku
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dashnor Kaloçi me piktorin Maks Velo
Dashnor Kaloçi me piktorin Maks Velo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania