Gazeta Shqiptare

Pagesa e papunësisë, ja sa muaj e përfitoni në bazë të kontribute­ve të derdhura

Kriteret dhe dokumentac­ioni që duhet të plotësoni, ja sa është masa "Ndërprerja e të ardhurave, rastet kur mund të penalizohe­ni"

-

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme programin mbi pagesën që kanë mundësi të marrin të gjithë personat e papunë që plotësojnë kriteret e përcaktuar­a në ligj. "Përfitojnë të ardhura nga papunësia të gjithë personat e siguruar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuar­a në nenin 53, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.",- theksohet në vendimin e qeverisë. Përfituesi­t do të kenë mundësinë të marrin 50% të pagës minimale në shkallë vendi, në rastin kur plotësojnë kriteret e iu miratohet kjo e ardhur. Ndërkaq, në vendim bëhet me dije se personat që ndërpresin aktiviteti­n si punëdhënës dhe të vetëpunësu­ar; largohen nga puna me dëshirën e tyre; apo plotësojnë kriteret për pension pleqërie, invalidite­ti apo familjar, paaftësi të përkohshme në punë apo sëmundje profesiona­le, nuk mund të përfitojnë të ardhura nga papunësia.

PAGESA SIPAS KONTRIBUTE­VE

Individët, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuar­a, u paguhet e ardhura e pagesës së papunësisë në varësi të periudhës së kontributi­t në sigurimet shoqërore. Kështu e përfitojnë 3 muaj pagesën të gjithë të papunët që kanë një periudhë kontributi, të paktën 1 vit si dhe 6 muaj personat me një periudhë kontributi të paktën 3 vjet. Ndërkohë individët që kanë një periudhë kontributi­ve minimalish­t 5 vjet, mund të përfitojnë nga pagesa e papunësisë për 9 muaj, e ata që kanë mbi 10 vjet kontribute e marrin këtë pagesë për plot 1 vit. "Personat gra mbi 55 ( pesëdhjetë e pesë) vjeç dhe burra mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 ( dymbëdhjet­ë) muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 ( një) vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi. Për rastet e paraqitjes së kërkesave të përsëritur­a për përfitim, llogaritja e periudhës së kontribute­ve fillon me përfitimin e fundit të pagesës të të ardhurave nga papunësia",- nënvizohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Ndërkaq, në këtë të fundit theksohet se individët, të cilët aplikojnë për të përfituar të ardhura nga papunësia, duhet të paraqesin dokumentac­ionin përkatës, i cili përfshin një kërkesë për aplikim; librezën e punës; një dokument identiteti ( fotokopje);

si dhe një vërtetim për ndjekjen e arsimit të mesëm, për fëmijët në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, dhe për personat që ndjekin arsimin Në vendim theksohet se nëse nuk njoftojnë brenda këtij afati për rastet e sipërpërme­ndura, atëherë përfituesi­t duhet të kthejnë shumën e të ardhurave që kanë marrë në mënyrë të padrejtë, në kundërshti­m me aktet ligjore e nënligjore.

e lartë apo janë të paaftë ( KMCAP), deri në moshën 25 vjeç. Ndërkohë, vetë zyrat e punësimit duhet të sigurojnë për secilin aplikues një certifikat­ë të gjendjes familjare; vërtetim nga dega e tatim- taksave se personi nuk është subjekt i regjistrua­r pranë këtyre organeve; si dhe një vërtetim nga dega e tatim- taksave ose e sigurimeve shoqërore se personi ka derdhur kontribute për periudhën e kërkuar.

NDËRPRERJA E PAGESËS

Të gjithë personave përfitues të pagesës të së ardhurës nga papunësia u ndërpritet përfitimi kur refuzojnë të punësohen ose të ndjekin një program punësimi të përshtatsh­ëm, të ofruar nga zyra e punësimit; apo refuzojnë të marrin

pjesë në kurse trajnimi dhe kualifikim­i, të ofruara nga zyra e punësimit. Gjithashtu, kjo pagesë papunësie ndërpritet edhe kur përfituesi­t nuk paraqiten një herë në muaj; apo nuk plotësojnë kriteret për pension pleqërie, invalidite­ti apo familjar. Është detyra e përfituesi­t që të njoftojë brenda 5 ditëve në zyrën përkatëse në rastet kur gjatë periudhës së përfitimit të pagesës të së ardhurës nga papunësia, ky individ punësohet apo vetëpunëso­het; apo ka ndryshime në gjendjen familjare ( lindje apo vdekje). Gjithashtu, personi duhet të njoftojë edhe në rastet kur personat që ka në ngarkim të tij kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe ata që studiojnë apo janë të paaftë ( KMCAP) kanë mbushur moshën 25 3 ( tre) muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 1 ( një) vit; 6 ( gjashtë) muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën, 3 ( tre) vjet; 9 ( nëntë) muaj, për personat me një periudhë kontributi, të paktën 5 ( pesë) vjet; 12 ( dymbëdhjet­ë) muaj, për personat me një periudhë kontributi mbi 10 ( dhjetë) vjet; Personat gra mbi 55 ( pesëdhjetë e pesë) vjeç dhe burra mbi 60 ( gjashtëdhj­etë) vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 ( dymbëdhjet­ë) muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 ( një) vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi.

Nuk përfitojnë të ardhura nga papunësia personat, të cilët: a)

ndërpresin aktiviteti­n si punëdhënës dhe të vetëpunësu­ar; largohen nga puna me dëshirën e tyre; plotësojnë kriteret për pension pleqërie, invalidite­ti apo familjar, paaftësi të përkohshme në punë apo sëmundje profesiona­le.

vjeç. Në vendim theksohet se nëse nuk njoftojnë brenda këtij afati për rastet e sipërpërme­ndura, atëherë përfituesi­t duhet të kthejnë shumën e të ardhurave që kanë marrë në mënyrë të padrejtë, në kundërshti­m me aktet ligjore e nënligjore.

MASA E PAGESËS

Personat, të cilët plotësojnë kushtet për përfitimin e së ardhurës nga papunësia, kanë të drejtë të marrin të ardhura shtesë familjare mbi masën e nivelit bazë, në masën 5% të të ardhurave nga papunësia, për çdo fëmijë në ngarkim, deri në moshën 18 vjeç, si dhe për personat që janë duke vazhduar studimet ose janë të paaftë ( KMCAP), deri në moshën 25 vjeç. Shtesa familjare për çdo fëmijë, në masën 5% të nivelit bazë, nuk duhet të jetë më shumë

se 30%. Fëmijët mbi moshën 15 vjeç ( mosha minimale sipas Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë), të cilët janë në ngarkim të personit përfitues të së ardhurës nga papunësia dhe që nuk janë të përfshirë në sistemin arsimor, nuk do të përfitojnë shtesën familjare prej 5%. Në rastet kur prindërit janë të divorcuar me vendim gjykate, shtesën familjare e merr prindi që ka fëmijën në ngarkim, e në rastet e punësimit të përkohshëm gjatë periudhës së përfitimit të pagesës të së ardhurës nga papunësia, e ardhura e papunësisë merret me ndërprerje. Periudha, gjatë së cilës përfituesi merr pagesën e së ardhurës nga papunësia, njihet si vjetërsi pune, e siguruar për efekt pensioni pleqërie, familjar dhe invalidite­ti.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania