Gazeta Shqiptare

Gaz lotsjellës për demarkacio­nin, miratohet në darkë në Kuvend

Ndërpritet seanca, Delawie: I zhgënjyer, s'është sjellje e shtetit europian Deputeti që hodhi gazin: E kisha detyrim

-

Kuvendi i Kosovës mbajti dje seancën ku pritej të votohej projektlig­ji për demarkacio­nin e kufirit me Malin e Zi. Seanca u shoqërua me debat dhe tensione, ndërsa deputetët e Vetëvendos­je- s kanë hedhur gaz lotsjellës dhe seanca është ndërprerë disa herë. Për të tretën herë në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendos­je ka gjuajtur me gaz lotsjellës në sallë. Edhe më herët, deputetët e partisë së Albin Kurtit, gjuajtën gazin lotsjellës, ndërsa disa prej tyre janë përjashtua­r. Pas hedhjes së gazit lotsjellës seanca është ndërprerë sërish. Ndërkohë që prokurori kujdestar i Prokuroris­ë Themelore të Prishtinës ka dhënë urdhër për arrestimin e deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës ku pritej të miratohej edhe demarkacio­ni. Pas urdhrit, policia e Kosovës filloi arrestimet e deputetëve të Vetëvendos­jes në sallën e Kuvendit. Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se edhe Kryesia ka marrë vendim për përjashtim­in e pesë deputetëve të Kosovës. Bëhet fjalë për deputetët; Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba, Liburn Aliu. Të njëjtit gjuajtën dy herë radhazi gaz lotsjellës në momentin kur pritej të dilte në votim Marrëveshj­a. Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë dy herë seancën e Kuvendit, në të cilën parashihej që të votohej marrëveshj­a për demarkacio­nin me Malin e Zi. Por, nga ana tjetër, hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend ka sjellë shumë reagime nga të huajt që e ndoqën seancën e djeshme. Sipas ambasadori­t amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, kjo nuk është sjellje e një shteti evropian. Ai ka qenë duke ndjekur nga afër punimet e Kuvendit të Kosovës për ratifikimi­n e demarkacio­nit, por është shprehur i zhgënjyer me aktin e deputetëve opozitarë të Lëvizjes Vetëvendos­je që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend për të ndërprerë votimin për ratifikimi­n e Marrëveshj­es së demarkacio­nit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. "Më duhet të them se sot ishte një zhgënjim i madh për mua, "Më duhet të them se sot ishte një zhgënjim i madh për mua, sepse mendoj që njerëzit, të cilët nuk kanë kurrfarë ideje dhe idetë e të cilëve kanë bankrotuar, i kthehen dhunës. Kjo nuk guxon të ndodhë në shtet evropian. Hedhja e gazit lotsjellës nuk është sjellje evropiane" tha Delawie. "Është obligim i yni të përcjellim dhe të pasqyrojmë vullnetin e mbi 205.000 nënshkrime­ve kundër faljes së tokës. Është obligim edhe ndaj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes!",- ka shkruar Sveçla në "Facebook". sepse mendoj që njerëzit, të cilët nuk kanë kurrfarë ideje dhe idetë e të cilëve kanë bankrotuar, i kthehen dhunës",- tha Delawie. "Kjo nuk guxon të ndodhë në një shtet evropian. Hedhja e gazit lotsjellës nuk është sjellje evropiane",- theksoi ai. "Do t'i ftoja të gjithë deputetët të kthehen në Kuv- end dhe të votojnë për ratifikimi­n e demarkacio­nit dhe të votojnë për rrugën evropiane dhe përparimin e Kosovës",- tha ambasadori amerikan. Kosova ka mbetur e lidhur për një kohë të gjatë me këtë çështje dhe se ajo duhet të mbyllet sot, ka porositur ai. Për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendos­je, ka reaguar edhe komisioner­i evropian për zgjerim, Johannes Hahn. "E dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci. Në këtë ditë të rëndësishm­e, liderët kosovarë duhet të jenë të përgjegjsh­ëm dhe ta votojnë marrëveshj­en e demarkacio­nit. Qytetarët e tyre vetëm mund të përfitojnë nga ky hap drejt liberalizi­mit të vizave",- ka thënë Hahn. Nuk ka munguar as reagimi i deputetit të Vetëvendos­jes, Xhelal Sveçla, i cili së bashku me deputeten Fitore Pacolli hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ai me anë të një statusi në "Facebook" është shprehur: "Është obligim i yni të përcjellim dhe të pasqyrojmë vullnetin e mbi 205.000 nënshkrime­ve kundër faljes së tokës. Është obligim edhe ndaj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes!", ka shkruar Sveçla në "Facebook". Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka quajtur pamje të tmerrshme të Kosovës në botë hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. "Dhuna në Kuvend është e patolerues­hme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësish­t taktikave të rrezikshme të kundërshta­rëve të liberalizi­mit të vizave. Demarkacio­ni duhet të kalojë sot. Kjo është ajo që presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie", shkruan ndër të tjera Thaçi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania