Gazeta Shqiptare

"Rozeta Mio: E bëra ekspozitën me forcat e mia, shpresoj të shitet ndonjë vepër t'i shlyej..."

E bija: Babai i thoshte qyteti ëndërr, kam harxhuar shumë para...

-

Vetë Rozeta, tërhequr siç është, tha për "GSH" se hapja e kësaj ekspozite këtu është shumë shumë e madhe. "Për mua është një gjë e madhe dhe shumë domethënës­e. Jam shumë e lumtur që u hap më në fund.

E solla babain këtu, sepse kisha shumë dëshirë dhe me ndihmën e Migenës ia dola". Kur e pyes, se çfarë i thoshte i ati për Venecian, Rozeta përgjigjet menjëherë: "E quante qytet ëndërr, thoshte është qytet i mrekullues­hëm".

Mandej flasim me Rozeta Mion, për kohën kur i ka realizuar. "Disa i ka realizuar kur ishte student. Të gjitha punimet që janë në Venecia, i ka punuar kur ka qenë në Institutin e Lartë të Arteve në Romë, në momentet kur kishte pushime, realizonte piktura. Atëkohë studentët nga ana ekonomike ishin shumë të varfër, se kishin kushte shumë të dobëta, por im atë kursente dhe vinte në Venecia e shkonte edhe në qytete të tjera e pikturonte. Më shumë piktura ka me Venecian, e jo vetëm vizatime me laps e karbon, por edhe shumë piktura me vlerë".

Për Rozetën rikthimi i të atit në qytetin ëndërr, është pothuaj një ëndërr. Uron që ekspozita të ketë sukses, edhe pse në ditët e para kur është çelur, shikuesit kanë qenë të shumtë dhe po ashtu mediat e kanë ndjekur me shumë interes, duke vlerësuar artin e Mios.

E pyes Rozetën, nëse ekspozita "ju ka kushtuar shumë nga ana financiare?". Ajo përgjigjet menjëherë: "Sigurisht edhe nuk i kam shlyer të gjitha. Të gjitha i kam bërë vetë me forcat e mia. Të shohim tani. Kam shpresë të shes ndonjë pikturë që të mund të plotësojmë shpenzimet. E bëra, sepse babai e vlerësonte shumë artin e muzikën italiane e këtë na e ka mësuar edhe ne fëmijëve në shpirt. Është një vend i mrekullues­hëm thoshte, vend i artit e muzikës më thoshte gjithmonë. Pastaj për Venecian kishte një dobësi të veçantë. Qytet i mrekullues­hëm. Është një ëndërr".

MIO, NJERIU DHE PIKTORI

Mio Vangjush Mio ( Korçë 1891Tiranë 1957) filloi të vizatojë që fëmijë, por veprat e tij të ruajtura në koleksioni­n e familjes i përkasin vitit 1906. Ai vlerësohet si një nga piktorët e parë profesioni­stë në Shqipëri.

Fillimisht Mio priret të bëjë vizatime me laps dhe sepia, duke realizuar portrete, figura, kompozime, nudo dhe peizazhe. Më pas realizoi kompozime nga jeta e përditshme e njerëzve të thjeshtë, portrete familjare dhe portrete të ndryshëm, duke u dashuruar mbas peizazhit urban, baritor, liqeneve dhe detit. Ai vizatoi dhe pikturoi peizazhet e disa zonave të Shqipërisë, kala, site arkeologji­ke, pamje qytetesh në Romë, Venecia, Bolonjë, Piza, Firence, Durrës, Butrint, Ulqin, Tiranë, Shën Naum, Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Pogradec, Shkodër, Përmet, Gjirokastë­r e Berat. Krijimtari­a e gjerë e artistit Vangjush Mio në fushën e peizazhit dhe portretit realist, u bë shkollë e madhe për të gjithë artistët shqiptarë, pasi ai realizoi vepra me kualitet të lartë artistik, evidentoi dritën diellore mesdhetare të peizazhit shqiptar dhe u bë shembulli brilant i piktorit të natyrës. Mio krijoi imazhin e figurës së piktorit në Shqipëri, që i ofron publikut veprat e tij në ekspozita vetjake dhe në studio. Shumë piktorë të njohur që kaluan fëmijërinë në qytetin e Korçës, morën mësimet e para në pikturë nga mjeshtri Vangjush Mio.

Veprimtari­a artistike e Vangjush Mios është shumë e gjerë. Ai ka lënë një koleksion të madh veprash në gjininë e portretit, peizazhit e më pak kompozime. Numërohen mbi 500 tablo të tij, 200 vizatime, si dhe 80 pllaka xhami fotografik­e, të cilat ruhen në studion Muze të piktorit ( Korçë), në GKA, Tiranë, në GA, Korçë dhe në koleksione­t e institucio­neve të larta shtetërore dhe në koleksione­t private.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania