Gazeta Shqiptare

Fytyra e Ramës në pasqyrën e Brukselit

-

ADN", nuk e mohon dot se gjatë qeverisjes së rilindjes tonelatat e narkotikëv­e që i çojmë Europës janë shtuar.

Fakti se kemi votuar Reformën në Drejtësi nuk e mbulon dot "largimin në drejtim të paditur" të gjitha kokave të policisë që drejtonin skemën kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Fakti që Serbia ka probleme të rënda me Kosovën nuk e zhbën dot prapambetj­en tonë në përmbushje­n e detyrimeve.

Fakti se dikur BE ka pranuar rumunët dhe bullgarët, nuk na jep ne të drejtën të kërkojmë të bëjë të njëjtat lëshime.

Në këtë kuptim, duke thënë të vërteta të thjeshta dhe të ditura për atë që çalon në kontinenti­n e vjetër, Rama mëton të fshehë përgjegjës­itë e tij si kryeminist­ër i një vendi që kërkon të bëhet anëtari më i ri. Ai nuk është në rolin e një mendimtari të lirë, apo të një intelektua­li vizionar që ka për qëllim të tregojë se si bëhet më e mirë BE. Fatkeqësis­ht për të, ai është në petkun e përfaqësue­sit të një vendi të vogël dhe me probleme, që duhet të jetë i pranueshëm për të trokitur aty.

Duke veshur rrobat plot lara dhe ngjyra të të parit, ai refuzon të mbajë kostumin e ngushtë të atij që më shumë se me të drejtën për të imagjinuar, shkon në Bruksel me detyrimin për të raportuar.

Dhe duke përmbysur këtë ekuacion ai e dëmton vendin e tij. Sepse ai nxjerr përpara Europës një fytyrë që shtrembëro­n realitetin, për të cilën ajo nuk ka shumë nevojë.

Lapsi. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania