Gazeta Shqiptare

Demarkacio­ni, një fitore e vështirë

-

E tronditur me zhvillimet në Kuvendin e Kosovës u shpreh edhe shefja e zyrës së BE- së në Kosovë, Natalya Apostolova. "Ngjarjet që ndodhën në Kuvendin e Kosovës nuk janë popullore. Unë jam e shokuar çfarë ndodhi në Kuvend. Hedhja e gazit lotsjellës në parlament në vendin ku duhet të zhvillohet debat, është kundër principeve të BE- së dhe kjo e sjell Kosovën parapa në zhvillimin e saj demokratik. Unë përgëzoj deputetët që morën guximin për t'u kthyer në seancë dhe ta votojnë demarkacio­nin",- tha Natalya Apostolova.

THAÇI: KEMI HUMBUR TRE VJET

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dënoi dhunën e shfaqur nga Vetëvendos­ja në Kuvendin e Kosovës dhe hedhjen e gazit lotsjellës presidenti e cilësoi "si një pamje të pa tolerueshm­e dhe të tmerrshme për Kosovën në botë".

"Votimi i demarkacio­nit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimi­t të marrëveshj­es është vullnet i qytetarëve që duan t'i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave europiane dhe të izoluar",- shkroi në profilin e tij social Presidenti Hashim Thaçi.

Nuk vonoi shumë dhe për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend reagoi edhe Komisioner­i Europian për Zgjerim, Johannes Hahn. "E dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci. Në këtë ditë të rëndësishm­e, liderët kosovarë duhet të jenë të përgjegjsh­ëm dhe ta votojnë marrëveshj­en e demarkacio­nit. Qytetarët e tyre vetëm mund të përfitojnë nga ky hap drejt liberalizi­mit të vizave",- shkroi në profilin e tij Johanes Hahn.

REAGIMI I LISTËS SRPSKA

Kundërshti­min e tyre kundër demarkacio­nit e kanë shprehur hapur Lista Srpska, Lëvizja Vetëvendos­ja dhe grupi i deputetëve të pavarur të ndarë në kjo parti që gjithsej së bashku bëjnë 42 deputet. Glauk Konjufca shef i grupit parlamenta­r të Vetëvendos­jes, tha se "kjo parti është e bindur se Kosova humb territor me marrëveshj­en e vitit 2015 të nënshkruar ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi". Vetëvendos­je duke manifestua­r kundërshti­min e saj fillimisht, i dorëzoi në tavolinë kryeminist­rit Haradinaj, shumë dosje me një peticionin të nënshkruar dy vjet më parë nga shumë qytetar që janë shprehur kundër ratifikimi­t të demarkacio­nit me Malin e Zi. Këtë peticion e kishte mbështetur në atë kohë edhe partia e zotit Haradinaj, ( AAK) që ishte në opozitë.

Deputetët e listës Srpska nuk kanë marrë pjesë në asnjë seancë rreth çështjes së demarkacio­nit duke kundërshtu­ar kështu dhe duke mos u interesuar për ratifikimi­n e shënjimit të kufirit me Malin e Zi. Ata më herët janë deklaruar se atyre u intereson më shumë krijimi i asociacion­it të komunave me shumicë serbe, sesa, demarkacio­ni me Malin e Zi.

Marrëveshj­a për demarkacio­nin me Malin e Zi e nënshkruar në vitin 2015 është plotësuar edhe me një aneks- marrëveshj­e ndërmjet dy presidentë­ve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe të Malit të Zi Filip Vujanoviq. Në marrëveshj­en e nënshkruar ndërmjet dy presidentë­ve, thuhet se pas ratifikimi­t të demarkacio­nit në Kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime. Kuvendi i Kosovës ka kohë që e ka ratifikuar marrëveshj­en e demarkacio­nit me Kosovën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania