Gazeta Shqiptare

Abazaj e Gavazaj presin mundësinë e tyre

Lojtari i Skënderbeu­t rrëfen se ka refuzuar Kosovën, ai i Luftëtarit kërkon minuta Dy talentet të nderuar nga grumbullim­i

-

Si rrallë herë, pjesë e ekipit përfaqësue­s janë disa elemente shumë cilësore nga Superliga Shqiptare. Kur sheh në Kombëtares futbollist­ë si Kristal Abzaj dhe Enis Gavazaj sigurisht që të lë një shijë të mirë, dy lojtarë ofesnivë, të cilët luajnë bukur me topin, lojtarë triblues dhe mbi të gjitha lojtarë të rij dhe me prespektiv­e për të ardhmen. Përveç talentit, Abazaj dhe Enis Gavazaj kanë një tjetër emërues të përbashkët, dëshirën për të veshur fanellën kuqezi, një ëndërr e bërë realitet, dhe arritja e tyre më e madhe në karrierë

"Unë kam qenë pjesë e Shpresës dhe e prisja ftesën, por kur e morëm vesh që erdhi për kombëtaren A ishte një ndjenjë e papërshkue­shme. Ndihem shumë i vlerësuar", deklaroi Abazaj në konferencë­n e djeshme për shtyp. "Kishim emocione, sepse ishte grumbullim­i i parë në Kombëtaren A. Një ndjenjë e papërshkru­eshme. Ishte një dhuratë e bukur, është arritja më e madhe imja. Duhet të japim maksimumin dhe të jemi sa më afër ekipit, duhet të bëjmë punën tonë. Trajneri vendos nëse do të luajmë. Atmosfera është shumë e mirë, kam disa shokë nga e kaluara", shtoi Enis Gavazaj nga ana e tij. Gavazaj mund të kishte një tjetër të ardhme nëse nuk do të ishte dëshira e tij e madhe për të përfaqësua­r Shqipërinë pasi më herët në drejtim të talentit të Skënderbeu­t ka ardhur ftesë nga përfaqësue­sja e Kosovës. "Kam pasur 2- 3 herë ftesë nga Kosova, por unë e kisha vendosur për të luajtur me Shqipërinë. Kam zgjedhur ngjyrat kuqezi dhe këtë e kam bërë më dëshirën time të plotë",- rrëfen sulmuesi i Skënderbeu­t.

Konkurrenc­a në rolin që luajnë dy futbollist­ët e Su- pelrigës është e madhe, por e rëndësishm­e për momentin është që janë pjesë e Kombëtares A. "Konkurrenc­a bën mirë në çdo skuadër, të impenjon. E rëndësishm­e është që jemi këtu. Lojtarët që luajnë jashtë Shqipërisë ndoshta kanë një ritëm më të lartë, por s'mund të them se kanë ndonjë avantazh tjetër. Nuk kemi biseduar me trajnerin, por e dimë se çfarë kërkon Panuçi. Seanca e parë ishte më shumë për t'u njohur me ekipin. Ne u munduam të jepnim 100%", flet anësori që po shkëlqen me Luftëtarin në Superligë. "Ne duhet të tregojmë veten në Kombëtare pastaj të shohim nëse do të transferoh­emi në ndonjë kampionat më të rëndësishë­m. Edhe te Skënderbeu do të jemi mire", përfundon Gavazaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania