Gazeta Shqiptare

Policia 15 minuta "luftë" me grabitësit, ekzekuton 20- vjeçarin Xhuljan Sollaku

Autorët e maskuar qëlluan me automatikë e pistoleta, në kërkim edhe 2 të tjerë Tentuan të bastisnin banesën e familjes Muçi, plagoset gjatë shkëmbimit të zjarrit 35- vjeçari nga Puka

-

Një tentativë grabitje je nga një grup prej katër personash të armatosur dhe të maskuar ka përfunduar me një të vrarë dhe një të plagosur. Ngjarja e rëndë si nëpër filma ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në lagjen "29 Nëntori" të qytetit të Fierit. Autorët kanë shkëmbyer zjarr me policinë për afro 15 minuta, ndërkohë që ka mbetur i vrarë 20vjeçari Xhuljan Sollaku nga fshati Katund i Ri i Elbasanit si dhe është plagosur 35vjeçari Arben Muça me origjinë nga Puka dhe banues në Durrës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bënë me dije se katër pjesëtarët e grupit kriminal, të armatosur me automatikë dhe pistoleta kanë tentuar të hyjnë për të grabitur në banesën e shtetasit Minella Muçi. Kanë qenë të zotët e shtëpisë që kanë pikasur grabitësit dhe kanë sinjalizua­r policinë. Menjëherë uniformat blu kanë shkuar në vendngjarj­e, por janë përballur me sulmin me armë të katër agresorëve. Grabitja ka dështuar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të cilët dyshohen se janë nga Fieri dhe nga Puka.

NGJARJA

Rreth orës 03: 00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen "29 Nëntori" Fier, pranë banesës së Minella Muçit, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë duke thyer drynin e derës. Pas marrjes së njoftimit, blutë kanë shkuar në lagjen në fjalë, por kanë ndeshur në rezistencë­n e grabitësve. "Në kushtet e reagimit proporcion­al, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen. Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëllu-

ar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifi­kuar", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë. Fatmirësis­ht nga shkëmbimi me armë zjarri

nuk ka pasur të lënduar në radhët e Policisë së Shtetit. Ndërkaq, blutë kanë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje- daljet e qytetit të Fierit, ndërsa po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Sipas buri- Më 2 mars të këtij viti u tentua grabitja në mes të ditës së një pike të këmbimit valutor në Fier. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë me plumb në kokë Agur Vrenozi ( pronari i ndërtesës), i cili tentoi të ndalojë grabitësit. Ndërsa u plagos pronari i biznesit, Gëzim Hoxha. Brenda 90 minutave policia arrestoi autorët e krimit: Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster Vlorë ( me precedent penalë); Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan Fier.

meve të mësipërme, i plagosuri Arben Muça është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ky i fundit ka qëndruar me kallash tek porta dhe ka hapur zjarr i pari ndaj poli-

cisë. Autori tjetër, Xhuljan Sollaku qëlloi me dy pistoleta ndaj policisë, por mbeti i vrarë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestrua­r një numër i konsiderue­shëm provash materiale. Një grup i posaçëm i Prokuroris­ë së

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Xhuljan Sollaku
Xhuljan Sollaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania