Gazeta Shqiptare

Nëna e të plagosurit Arben Muça: Mbrëmë isha te djali, kemi qenë të dy në shtëpi

Policia: Grupi kriminal grabiste karburante e dyqane celularësh

-

FIER - Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier. "GSH" ishte dje në shtëpinë e 35vjeçarit të plagosur Arben Muça, në lagjen nr. 13, tek "Rrota e Kuqe" në zonën e plazhin e Durrësit. Bashkëshor­tja e Muçës u shpreh se të enjten kishte qenë tek babai i saj me tre fëmijët. Ndërkohë që sipas saj, i shoqi kishte fjetur në shtëpinë e tyre. "Burri im mbrëmë ka fjetur në shtëpi. Unë kam fjetur tek prindërit bashkë me tre fëmijët. Në shtëpinë tonë iku edhe nëna e tij, vjehrra ime", tha ajo. Pas kontrollev­e të ushtruara në banesën e 35- vjeçarit me origjinë nga Puka janë gjetur disa dokumente mjetesh të ndryshme, për të cilat ka dyshime se autori është hajdut makinash. Po ashtu janë gjetur edhe fatura mjetesh të marra me qira, si dhe disa kuti bosh të celularëve të modeleve të fundit. Ndërkohë, në py- etje është marrë edhe nëna e Arben Muçës, e cila mohoi kategoriki­sht akuzat. "Mbrëmë unë isha tek djali, ishim të dy në shtëpi. Jam e divorcuar nga burri. Ish- bashkëshor­ti jeton në Tiranë, ndërsa unë jetoj në Ndroq tek goca. Djali u ngrit në mëngjes dhe iku për në punë", tha nëna e Arben Muçës. Nga ana tjetër, fqinjët e familjes Muça u shprehën se nuk kishin njohje me të plagosurin, pasi haseshin shumë rrallë me të në pallat. "Di që gruaja e tij më shumë rri tek babai i vet në fshat, pasi e ndihmon e ëma se ka binjakë. Ndërsa, Arbeni rrinte më shumë këtu. Por, nuk e di çfarë pune bënte, pasi s'e kisha parë shumë", tha një prej fqinjëve, që nuk deshi të identifiko­hej. Nga të dhënat e deritanish­me të grupit hetimor ka dyshime se kemi të bëjmë me një grup të strukturua­r kriminal që merreshin me grabitje, kryesisht karburante dhe dyqane me telefona celularë.

Fierit po drejton hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Policia ka sekuestrua­r edhe disa kamera sigurie, por nuk dihet nëse grabitësit janë fiksuar prej tyre. Kjo është grabitja e dytë në Fier që shkakton viktima. Më 2 mars të këtij viti, në një pikë të këmbimit valutor mbeti i vrarë Agur Vrenozi ( pronari i ndërtesës), i cili tentoi të ndalonte grabitësit. Ndërsa mbeti i plagosur, pronari i biznesit, Gëzim Hoxha. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan brenda 90 minutave autorët: Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster Vlorë ( me precedent penalë); Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan Fier.

 ??  ?? I plagosuri Arben Muça
I plagosuri Arben Muça
 ??  ?? Pallati në Durrës ku jeton familja Muça
Pallati në Durrës ku jeton familja Muça

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania