Gazeta Shqiptare

Elsa Muçi: Ishim me fat, na shpëtoi llozi i derës

Fqinjët e familjes Muçi në Fier: U terrorizua­m nga krismat e armëve, nuk dolëm jashtë "U frikësuam kur dëgjuam zhurmë në derë, ndaj njoftuam policinë"

-

Dëgjuam zhurmë në derë dhe u frikësuam, ndaj njoftuam policinë. Ishim me fat. Na shpëtoi llozi që kishim vënë prapa derës". Kështu deklaroi dje për "Gazeta Shqiptare", Elsa Muçi, e zonja e shtëpisë që u tentua të grabitej në orët e para të mëngjesit të djeshëm. E moshuara, banuese në katin e tretë të një pallati në lagjen "29 Nëntori" të qytetit të Fierit tha se janë shokuar nga ngjarja, e cila përfundoi me vrasjen e grabitësit 20- vjeçar, Xhuljan Sollaku nga Elbasani dhe plagosjen e 35- vjeçarit Arben Muça me origjinë nga Puka. Teksa fshinte derën kryesore të banesës që ka mbetur pa bravë dhe ku dukeshin disa njolla të zeza, Elsa Muçi tregoi momentet e tmerrit dhe atë që ndodhi. Ajo tha se grabitësit nuk mundën që të futeshin brenda në banesë, pasi dera ishte e kyçur. "Për fat të mirë e kishim mbyllur derën me lloz, pasi nuk e mbyllte asnjëherë. Shpeshherë debatoja për këtë me bashkëshor­tin, Minellën", pohoi e moshuara. Tejet e tronditur, ajo u shpreh: "Ata tentuan të hapnin derën, po lëviznin llozin. Unë e lë pa lloz, por Minella më bënte llafe gjithmonë. Për fat, llozi ishte i futur në beton dhe s'e hapën". Zonja

Muçi nuk foli më shumë, pasi bashkëshor­ti, Minella Muçi mbylli derën duke thënë se "kemi punë". Ishte pikërisht 68- vjeçari, i cili pasi kuptoi se grabitësit po ELBASAN

- Xhuljano Sollaku, 20- vjeçari që mbeti i vrarë dje gjatë përplasjes me armë zjarri me policinë nuk ishte një emër i panjohur për blutë e Elbasanit. Djali i vetëm i familjes Sallaku nga Katundi i Ri jetonte prej kohësh në Shqipëri, ndërsa motrën e kishte të martuar. Ndërkohë, nëna dhe babai i tij ishin emigrantë në Greqi. Bazuar tek burimet policore, i riu dyshohet se ka qenë autor i një sërë vjedhjesh dhe grabitjesh. Sakaq, ai kishte në pronësi edhe një lavazh makinash. Po ashtu, mësohet se i riu ishte larguar nga banesa e tij në mesnatë e më pas ishte nisur për në Fier, ku do të kryente edhe grabitjen bashkë me 3 persona të tjera. Pavarësish­t planit të tyre, ata u zunë në pritë nga policia, ndërsa hapën zjarr ndaj kësaj të fundit. Aktualisht prindërit e viktimës nuk

tentonin të futeshin në shtëpinë e tij, telefonoi policinë. Gjatë aksionit për kapjen e grabitësve, këta të fundit qëlluan mbi policinë, e cila u kundërpërg­jigj duke ndodhen në Elbasan, ndërsa mësohet se janë nisur nga Greqia, atje ku jetojnë prej vitesh. Mësohet se edhe babai i viktimës është person me precedentë penalë, pasi vrarë njërin prej tyre dhe plagosur një tjetër.

BANORËT

Ngjarja e rëndë ka tronditur dhe ka shkaktuar panik edhe tek banorët e lagjes "29 Nëntori" në Fier. Fqinjë të familjes Muçi thanë për "GSH" se janë frikësuar tejet nga ajo që ndodhi. "Fillimisht dëgjuam zhurma. Mund të ketë qenë ora 02: 20. Nuk e mbaj mend orën e saktë. Më pas dëgjuam edhe të shtëna armësh me breshëri. Mu duk sikur isha në ëndërr, por krismat i dëgjova. Pastaj u zgjova, por nga frika nuk dola jashtë të shiko- ja se çfarë po ndodhte. Isha vetëm, pasi burri ishte në punë", tha njëra nga fqinjet e familjes Muçi. Ndërsa, një tjetër pohoi se ngjarjen që ndodhi e mësoi nga televizori dhe se kishte menduar se zhurmat ishin fishekzjar­rë. "U ngrita rreth orës 03: 00, pasi dëgjova zhurmë. Mendova mos ishin fishekzjar­rë. Pastaj fjeta gjumë. Kur u ngrita sot ( dje) në mëngjes mësova në televizor se çfarë kishte ndodhur. Dëgjova se njëri nga ata hajdutët ishte vrarë. U trondita kur mora vesh se ai më i riu kishte ardhur nga Elbasani për të "Kur u ngrita sot ( dje) në mëngjes mësova në televizor se çfarë kishte ndodhur. Dëgjova se njëri nga ata hajdutët ishte vrarë. U trondita kur mora vesh se ai më i riu kishte ardhur nga Elbasani për të grabitur këtu në Fier. Ndërsa, tjetri nga Puka. Çfarë bëhet kështu?! Njerëzve u ka hyrë litari në fyt nga varfëria, por nuk mund të mësysh tek shtëpia e tjetrit për t'i vjedhur pasurinë. Shteti duhet të marrë masa që të sigurojë rendin e qetësinë", u shpreh fqinja e familjes Muçi.

grabitur këtu në Fier. Ndërsa, tjetri nga Puka. Çfarë bëhet kështu?! Të rrezikojë tjetri jetën për mendtë e kokës. Njerëzve u ka hyrë litari në fyt nga varfëria, por nuk mund të mësysh tek shtëpia e tjetrit për t'i vjedhur pasurinë. Shteti duhet të marrë masa që të sigurojë rendin e qetësinë", u shpreh fqinja e familjes së bashkëshor­tëve Minella e Elsa Muçi.

 ??  ??
 ??  ?? Elsa Muçi duke folur për “GSH”
Elsa Muçi duke folur për “GSH”
 ??  ?? Pallati ku jeton familja Muçi
Pallati ku jeton familja Muçi
 ??  ?? Xhuljan Sollaku
Xhuljan Sollaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania